• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urimi për 25-vjetorin/ Mira Shehu elozhe për Kokëdhimën e këshilla për qeverinë

by A R
12/07/2016 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot festohet 25-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, një festë që u shty në kohë për shkak të evropianit. Deputetët e kësaj force kanë nisur urimet në rrjetet sociale. Deputetja e Vlorës Mira Shehu, e njohur si mbështetëse e Koço Kokëdhimës nuk ka nguruar të vlerësojë kontributet e këtij të fundit në këtë qark ndërkohë që jep edhe disa këshilla për qeverisje më të mirë.

Ja mesazhi i Mira Shehut:

A ka ardhur momenti pas një çerek shekulli të analizojmë përse populli ka pakënaqësi të vazhdueshme nga politikanë dhe nga drejtues të lartë shtetërorë të të gjitha forcave politike?

Flasim për rëndësinë e dekriminalizimit në sektorin publik. Po a ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, përmirësimit cilësor të drejtimit në strukturat drejtuese të partive politike të çdo niveli? Përmirësimi i dukshëm në cilësi i përfaqësimit të partive politike padyshim do sjellë përmirësimin cilësor të qeverisjes do prodhojë drejtues me integritet të lartë, duke shërbyer me vetëdije dhe duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.

A do populli që elita politike të përfaqësohet nga elita intelektuale? Që studentët e shkëlqyer në ekonomi ti shohim nesër në drejtim te financës së vendit, studentët e shkëlqyer te drejtësisë të marrin drejtimin e sektorit te drejtësisë së vendit, që më të suksesshmit të jenë nesër kandidatët për kryetarë bashkie, partie apo për deputetë?

Mos vallë është kjo më pak e rëndësishme se ligji i dekriminalizimit?

Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë – Gjirokastër për reformimin e Partisë Socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështirësi, por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerëzit.

Këtë mesazh mendova të ndaj në këtë 25 vjetor të partisë socialiste. Gëzuar!

/a.r.

Next Post

Mesazhi që shkroi në mur me gjakun e tij vrasësi i policëve në Dallas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In