• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urimi i Veliajt: Viti 2019 do të jetë një vit punësh

by Java News
25/12/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se këto festa janë edhe një moment reflektimi për këdo, ndërsa siguroi se 2019-a do të jetë një vit punësh.

“Uroj që ky fundvit dhe këto festa, të na bëjnë pak më të mirë. Kur mendon se sa shumë çirremi dhe grindemi me njëri-tjetrin, ndonjëherë për gjëra kot, shumë zhurmë për asgjë, dhe në fund të ditës punët gjithsesi bëhen, harrojmë kush ulërinte më shumë në fillim. 2019 do të jetë një vit punësh, një vit shumë më i mirë se sa ky që lamë, edhe pse ndihem mirë që falë solidaritetit të njerëzve kemi pasur një 2018 jo pak suksesshme”, deklaroi ai.

Këtë deklarate Kryebashkiaku e beri gjate urimit te festes se Krishtlindjes ku uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë. Ai mori pjesë në pritjen e kishës Ortodokse ku i përcolli urimet Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastas Jannullatos dhe përmes medieve, gjithë besimtarëve të tjerë që festojnë sot.

“Nga takimet që pata sot edhe me Kishën Katolike, Ortodokse, dhe Protestante, kuptova se komunitetet duan të përfshihen, të marrin një pjesë të barrës sociale. Ju e dini fare mirë, Tirana është vend ku vijnë të gjithë, vijnë ata që kanë talent, që kërkojnë punë, por vijnë edhe ata që kanë nevojë. Për këto nevoja, Tirana do të jetë gjithmonë hapësirë për sa më shumë kontribute”, tha ai.

Për festat e fundvitit, bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për organizimin e një koncerti festiv, ku nuk do të mungojnë fishekzjarret, por edhe zërat më të mirë të muzikës, për të pritur 2019-n me energji pozitive. “Kemi marrë masat që për Vitin e Ri të sigurohemi që të jetë vetëm bashkia e Tiranës ajo që hedh fishekzjarrët. Kështu, edhe njerëzit kursejnë, por edhe nuk kemi atë histerinë me zhurma dhe plasje, që ndodh tipikisht në anët tona. Jam shumë i lumtur që kemi organizuar, siç bëmë mbrëmë, edhe një koncert për natën e 31 dhjetorit me disa nga artistët më të mirë, për të rifilluar punën në 1 janar me çekun e bebes, që këtë vit falë vendimit të qeverisë Rama është 8-fishi i asaj që jep bashkia”, deklaroi Veliaj.

/a.rada

Next Post
“Referendumi serb”: Janë 80 për qind e popullatës që se duan Kosovën

Vuçiç bllokon dialogun me Kosovën: Flasim kur të hiqet "taksa 100%"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com