• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Urimi” i hoxhës Ahmed Kalaja: Kthimi i Jezusit në tokë, për të vënë në jetë mesazhin e profetit Muhamed

by Java News
25/12/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ahmed Kalaja, hoxha më i njohur mysliman shqiptar, ka “uruar” shqiptarët për Krishtlindjen. Vetëm se “urimi” i tij duket një provokim në këtë ditë, duke qenë se të krishterët Jezusin e konsiderojnë si Zot, ndërsa ai shkruan se Jezusi është një shërbëtor dhe apostull i Zotit, që një ditë do të kthehet në tokë për të vënë në jetë mesazhin e profetit Muhamed.

“E dua Isain – Jezusin (a.s) bekimet e Allahut qofshin mbi të.

E dua Isain – Jezusin (a.s) si Profet e si Pejgamber, si një nga njerëzit e Zotit, më të dashur dhe më të zgjedhur, që iu dhanë bekime e mrekulli që nga djepi, kur foli e deklaroi se është njeri normal si të tjerët, por edhe Profet si dhe shërbëtor i Zotit, i Dërguar edhe Apostull i Tij.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse feja ime edhe besimi im ma obligon këtë gjë.

E dua Isain- Jezusin (a.s), sepse Zoti i dha mrekulli të rralla që s’i kishte ndonjë Profet tjetër.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse ai sërish do të kthehet në tokë si njeriu me i denjë për vënien në jetë të mesazhit të Profetit Muhamed.

E dua Isain – Jezusin (a.s), sepse mes tij edhe Profetit Muhamed (a.s) nuk kishte tjeteë. Ai, Isai, profetizoi ardhjen e Muhamedit me emrin e tij Ahmed/Paraklitos nga greqishtja e vjeter.

Çdo “E dua” më lart është një arsye se përse e dua kaq shumë edhe kaq pafundësisht.

Kur’ani e përmendi me emër gjashtë herë më shumë se emri i Profeti Muhamed (s.a). Kur’ani tregoi edhe trajtesën islame për këtë Profet të bekuar.

Ilustrimin më të mirë e gjeni në suret e mëposhtme:

Ali Imran / Familja e Imranit.

Merjem / Maria.

Ihlas / Çiltersia.

Ai gjithashtu u shpall “Fjalë e Allahut”: Urdhri BEHU. (Nisa: 171).

El Maide/ Tryeza.

Zuhruf.

Nisa 157

etj., etj., etj… .

Tradita islame nuk e njeh festimin e ditëlindjes edhe ky postim aspak nuk ka këtë qëllim, por është thjesht si një rifreskim i asaj sesa e duam edhe pse e duam kaq shumë”, shkruan Kalaja.

Next Post
Shtetësia shqiptare Janullatosit, 5 presidentë kishin refuzuar

"Vendimi i vonuar, si vera e vjetër", Janullatos komenton nënshtetësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com