Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroj edhe njëjarë për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania e ka thënë një po të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se ministri i Punëve të Brendhsme të Gjermanisë i ka thënë se kanë qëndrim për viza, që është një po.
Qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim të ministrisë së punëve të brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.
“Ministri i Brendshëm i Gjermanisë më ka konfirmuar se kanë qëndrim, në takim na kanë dhënë PO për liberalizim të vizave. Ka thënë PO dhe menjëherë. Unë i them Kosovës urime liberalizimin. Kur i kam thënë Kosovës urime ushtria kanë pasur dilema plot, pyesnin a bëhet kjo. Por fakti që ka dalë Sekretari Mattis me të prit para Pentagonit është ditur që është bërë ushtria. Nuk e keqkuptoni pse ua jap këtë simbolikë. Nuk ka askush dilema sa i përket qeverisë së Gjermanisë. Kur ishte puna e ushtrisë u munduan të ngrejnë pikëpyetje. Ministri i Brendshëm gjerman ka thënë jam për liberalizimin e vizave për Kosovën menjëherë”, tha Haradinaj.
I pyetur mbi Francën, ai tha se nuk beson që Franca dhe Gjermania që ishin bashkë për dialogun do të ndahen në këtë temë.
g.kosovari











