• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kuriozitete

Uria në mes të natës dhe arsyet pse ndodh

by Java News
15/03/2019 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës. Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë. Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme dhe shpjegohen në këtë artikull.

Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur.

Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.

Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe.Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.

Ushqyerja e Çrregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.

Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote.

Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.KequshqyerjaUshqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona.Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Luhatjet e Humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike.Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë.Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e Ushqyerjes Gjatë NatësKjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.

Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra.

Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

Next Post
Presidenti Meta nderohet në Azerbajxhan me Titullin “Doctor Honoris Causa”

Presidenti Meta nderohet në Azerbajxhan me Titullin “Doctor Honoris Causa”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In