• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Uria në çdo cep”, pamjet nga brenda spitaleve të Gazës që po tmerrojnë botën

by A R
24/08/2025 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mungesë të aksesit të gazetarëve në Rripin e Gazës, një grup reporterësh ndërmori katër turne virtuale në spitalet dhe klinikat e zonës, duke dokumentuar gjendjen e mijëra fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute.

Pamjet dhe dëshmitë e mjekëve në terren të publikuara nga “Haaretz” tregojnë një krizë të përmasave katastrofike, ku fëmijët dhe të rriturit po vdesin nga uria, mungesa e barnave dhe shpërbërja e sistemit shëndetësor.

Në Spitalin Nasser në Khan Younis, Dr. Ahmed al-Farra tregon fëmijë të dobësuar në mënyrë ekstreme, me kockat që u duken, lëkurë të verdhë dhe flokë që u kanë rënë. Sipas këtij artikulli të “Haaretz” që mban këtë titull “Uria është kudo: Turnetë virtuale të klinikave në Gaza ekspozojnë shkallën e tmerrit”, 10-vjeçarja Bayan peshon vetëm 17 kg, aq sa peshon një fëmijë 4-vjeçar normal. Dy muaj më parë peshonte 24 kilogramë, thotë nëna e saj.

“Nuk po vuan nga ndonjë sëmundje, vetëm nga kequshqyerja”, thotë mjeku.

Një bebe tjetër, e quajtur Asil, ka fituar vetëm 400 gramë që nga lindja, për shkak se nëna e saj e uritur nuk mund ta ushqente me gji dhe nuk kishte mundësi të blinte qumësht formulë që kushtonte deri në 100 dollarë për një kuti.

Në të njëjtën dhomë ndodhet edhe Amer, një foshnjë pesëmuajshe që ka humbur më shumë se gjysmën e peshës së lindjes. Për shkak të pamundësisë për të blerë ushqim, nëna e tij i jep niseshte të tretur në ujë, një përzierje me kalori por pa asnjë vlerë ushqyese.

Mjekë vullnetarë nga SHBA dhe Britania dëshmojnë për një realitet të tmerrshëm. Dr. Travis Melin tregon se trupat e pacientëve janë kaq të dobësuar saqë “mund t’ua numërosh brinjët nga ana tjetër e dhomës”.

Ai shton: “Kam qenë në Gaza edhe një vit më parë, dhe të gjithë ata që takova tani janë dramatikisht më të dobët, pothuajse të pa njohshëm.”

Dr. Nour Sharaf, një mjeke emergjence nga Teksasi, thotë se “një 15-vjeçar dukej si 10-vjeç” për shkak të kequshqyerjes ekstreme. Ndërsa Dr. Irfan Ali përshkruan rastin e një bebeje me hemoglobinë 6.1 (gjysma e normales) që sipas tij është rezultat i vetëm i urisë. Mjekët janë të qartë: kush thotë se këto raste janë shkaktuar nga sëmundje gjenetike ose kushte ekzistuese, po mohon realitetin. Kjo është uria.

Sistemi shëndetësor në kolaps

Spitalet janë të shkatërruara, pa ilaçe, pa energji elektrike dhe pa staf të mjaftueshëm. Shumica e rasteve trajtohen vetëm në qendrat e stabilizimit të OKB-së, ku nuk ka as peshore për fëmijët. Një infermiere mat krahët me shirit për të vlerësuar nëse një fëmijë ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Në kampin Nuseirat, një vajzë shtatë muajshe, Lian, vizitohej për herë të katërt dhe ende nuk kishte përmirësim. Nëna e saj, me burrin të arrestuar, thotë se nuk mund t’u sigurojë ushqim fëmijëve. “Dje nuk hëngra. Dikush më dha ushqim të gatuar, por e dhashë për fëmijët.”

Janë rreth 150 qendra të ngjashme shëndetësore që trajtojnë fëmijë të kequshqyer në gjithë Rripin e Gazës. Në muajt e fundit, OKB-ja ka paralajmëruar herë pas here se familjet nuk mund të kërkojnë trajtim të rregullt për fëmijët e tyre në këto qendra për shkak të urdhrave të evakuimit që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lëshojnë çdo disa ditë.

Kështu, në disa raste, vetë qendra e stabilizimit ndodhet në një zonë që banorëve u është urdhëruar të largohen, dhe ndonjëherë janë familjet ato që janë detyruar të largohen dhe ndodhen larg qendrës. Një urdhër evakuimi, i lëshuar më 20 korrik, çoi në mbylljen e gjashtë qendrave për trajtimin e kequshqyerjes vetëm në Deir al-Balah.

Ky investigim i “Haaretz”-it dëshmon për një tragjedi njerëzore të paprecedentë, që po zhvillohet larg syve të botës.

Next Post
Neni 5 i NATO-s/ SHBA dhe Evropa mund të mbështesin garancitë e sigurisë për Ukrainën, pengesa e vetme është…

Ukraina kërkon "Atacms", SHBA bllokon raketat me rreze të gjatë veprimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In