• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca, shtohet fluksi i fëmijëve/Afro 250 vizita në ditë nga të vegjlit që shfaqin probleme në Durrës

by A M
25/08/2024 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh. Temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e infeksioneve virale, ndërsa plazhet dhe rrugët e mbushura kanë rritur edhe numrin e të lënduarve nga aksidentet.

Gjergj Qerimi, Shefi i urgjencës në SRD thotë: “Tani ka arritur piku, rreth 350-400 pacientë në 24 orë. Kryesisht janë me gastroenterite, viroza stinore. Është shtuar dhe numri i aksidenteve rrugore. Kemi dhe gjendje lipotemie të pacientëve që nuk hidrohen mirë dhe dalin kur temperaturat e larta janë në maksimum.”

Nuk kanë munguar as rastet me Covid 19.

“Kemi një numër pacientësh të diagnostikuar me Covid 19 në urgjencë. Është një numër konstant prej dy muajsh, po pa komplikacione të rënda. Pacientët me sëmundje shoqëruese kanë qenë më të vështirë për t’u menaxhuar. Rastet e rënda i kemi dërguar në spitalin infektiv në QSUT”, shton Qerimi.

Në kulmin e sezonit turistik, stafi i urgjencës po punon me kapacitet të plotë për të përballuar situatën, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për të shmangur komplikacionet shëndetësore.

“Pacientët është mirë që të kujdesen dhe të shkojnë te mjeku i familjes dhe sa më shpejt të diagnostikohen aq më mirë është. E rëndësishme është të ruhet edhe higjena. Duke qenë se shkak për sëmundjen e Etheve të Nilit është mushkonja vektor mirë do ishte të dezinfektonin ambientet ku banojnë dhe të përdornin solucione që i mbajnë larg mushkonjat”, përfundon Qerimi.

Sëmundja e Etheve të Nilit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast në Durrës, por kujdesi për ta shmangur infektimin prej saj, sipas mjekëve, duhet të jetë i lartë.

Top Channel

Next Post
VIDEO/Momenti kur Admir Tutajt i vihen prangat në Kolumbi, i riu shqiptar përdorte emrin “Almirante”

VIDEO/Momenti kur Admir Tutajt i vihen prangat në Kolumbi, i riu shqiptar përdorte emrin “Almirante”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In