• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca Mjekësore, thirrje shqiptarëve: Nuk ka vend për panik, asnjë rast me koronavirus

by A R
25/02/2020 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus (COVID-2019)”, shprehet Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM).

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla se si ta parandalojnë atë. Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi. Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur. Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetshëm dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14-ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë në numrin 127.

  • Përcaktimi i rastit të dyshuar për (COVID-2019),
  • Temperaturë,
  • Kollë dhe që ka kërkuar shtrim në spital.
  1. Një person me infeksion respirator akut të rëndë (SARI).
    a. Persona në udhëtim ose rezidentë në zonën e rrezikut të Kinës në 14 ditët e mëparshme dhe shfaqja e simptomave.
    b. Personel mjekësor që ka punuar në ambiente ku janë kuruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me eciologji të panjohur.
  2. Një person me patologji respiratore akute me të paktën një nga kushtet e mëposhtme:
    a. Kontakt të ngushtë me persona të mundshëm ose të konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 në 14 ditët e kaluara me shfaqjen e simptomalogjisë;
    b. Ka vizituar ose punuar në një merkato kafshësh të gjalla në provincën Wuhan;
    c. Ka punuar ose frekuentuar një strukturë shëndetësore në 14 ditët e kaluara nga shfaqja e simptomatologjisë ku ka kanë qenë të shtruar pacientë me infeksione COVID-2019;
    d. Itali e Veriut, Iran, Singapor, Koreja e Jugut.

PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË DYSHUAR PËR COVID-2019

1- Një person me infeksion respirator të rëndë akut (SARI) (temperaturë, kollë dhe ka kërkuar hospitalizim në spital) dhe nuk ka një prejardhje të njohur e cila mund të justifikojë komplet prezantimin klinik, (duhet të kemi kujdes me prezantimet atipike të pacientëve të imunokompromentuar dhe të moshuarve).
• Dhe të paktën një nga kriteret e mëposhtme:
a- Histori udhëtimi ose qëndrimi në një nga zonat me rrezik të lartë të Kinës në 14 ditët përpara se t’i shfaqeshin simptomat, ose
b- personel mjekësor i cili ka punuar në ambientet ku kanë qenë dhe janë të shtruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me prejardhje të panjohur.

2- Një person me sëmundje respiratore akute dhe të paktën një nga këto kritere:
a- Ndërveprim të ngushtë me një person me mundësi të lartë, ose i konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia;
b- Ka vizituar ose ka punuar në një treg me kafshë të gjalla në Wuhan, Provincë e Hubei, Kinë 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia;
c- Ka punuar ose ka frekuentuar një strukturë mjekësore, në të cilin kanë qenë të hospitalizuar pacientë me infeksione spitaliere nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia.

PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË KONFIRMUAR PËR COVID-2019

Një individ i konfirmuar nga ana laboratorike në laboratorin e referuar të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për infeksionin e COVID-2019, pavarësisht nga shenjat dhe simptomat klinike.

Mesazhi për qytetarët është i qartë, qytetarët që nuk kanë dalë jashtë vendit, kanë temperaturë, probleme në frymëmarrje, jemi thjeshtë me sezon gripi, mos u dyndni në urgjenca. Vetëm nëse simptomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë, nuk ka mundësi të jetë infektuar.

Next Post

Rama flet nga Moska: Jemi të kujdesshëm dhe të ngadaltë për impulset me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In