• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Urgjenca gjuhësore”, ja pse na duhet pastërtia e shqipes

by A R
27/03/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Gjovalin Shkurtaj

Titulli i librit (“Urgjenca gjuhësore”) është disi kryengritës, por thelbi është i shtruar dhe i njëjtë me atë që kërkonte prof. dr. Aleksandër Xhuvani me librin e tij “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Lexojmë e dëgjojmë çka thonë shtetarët, çka shkruajnë gazetarët, çka botojnë studiuesit dhe njerëzit me grada e tituj shkencorë shumë të lartë. Gati të gjithë jemi pushtuar nga dëshira për të qenë modernë. Kjo nuk është e pamirë, por e pamirë është, madje, sa nuk ka ku të vejë më e tillë, dëshira e disave për ta shfaqur “modernitetin” me fjalë të huaja.

Të tmerron trumbeta e drafteve, bordeve, implementimeve, fizibiliteteve, bi- e multilateraleve, kurriku-lumeve, konsensuseve, gjenerimeve dhe e kushedi sa anglo-italianizmave të panevojshme! Po përdoren shumë fjalë të huaja, po edhe mënyra të huaja të thëni, të panevojshme po se po, por shpesh edhe të pahijshme e të pamoralshme, siç janë, ndër të tjera, fjalët e thjeshtligjërimit (të ashtuquajturat “fjalët të pista”) në emisionet e mjaft shfaqjeve të humorit dhe në emisione televizive, që meritojnë të quhen “pornoligjërime”. Po të ishte gjallë i ndjeri Atë Anton Harapi do të thoshte me të drejtë “na hypi hordheku”.

Dhe kjo situatë, që nuk është vetëm e gjuhës shqipe, por edhe e krejt kulturës së sotme shqiptare “në tranzicion”, natyrisht, na trishton dhe na bën të trembemi se e ardhshmja e shqipes, e gjuhës sonë të bukur, nuk do të jetë e mirë, në qoftë se nuk punojmë me gjithë shpirt, me përkushtimin dhe devotshmërinë më të madhe, për ta mbrojtur e lartësuar atë.

Sot, në kushtet e takimit e marrëdhënieve të shqiptarëve me popujt e tjerë, fqinjë ose të largët, edhe gjuha shqipe nuk mund të mos jetë në “tushtin” e erës evropianizuese dhe botërorizuese, që fryn furishëm dhe po ndikon përditë e më dukshëm. Për t’i bërë ballë kësaj trysnie, për të mbetur edhe më tej shqiptarë në gjuhë e në zakone, na bie detyra të dimë edhe si të ruhemi, si të mbetemi edhe më tej të tillë: shqiptarë dhe ta shfaqim shqiptarinë në radhë të parë në mbajtjen gjallë të gjuhës sonë të bukur, e cila është në fakt vetë “palca” e kombit tonë.

Jam i bindur se të gjithë shqiptarët e kanë ndier dhe e përjetojmë, jo pa shqetësim, rënien e kujdesit të shtetit e të institucioneve zyrtare e publike ndaj gjuhës shqipe dhe po e shohin plojën e prurjeve të pamira e të pafalshme të fjalëve të papërshtatshme, jo vetëm të huaja, kur janë edhe të panevojshme, por sidomos të një fryme të pakrehur, shpesh edhe dukshëm të pagdhendur e të pahijshme, që nuk po na ndahet as në të shkruar, as në të folur.

Nëpërmjet librit “Urgjenca gjuhësore”, ashtu si edhe më parë me librat “Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës”(2004) dhe “Si të shkruajmë shqip-Baza të shkrimit akademik” (2008 dhe ribotimet më 2012, 2013), synojmë që, brezi i ri i studiuesve dhe i lëvruesve të shqipes, në të gjitha fushat e dijes, të jetë i përgatitur dhe të lakmojë jo vetëm qartësinë, por edhe rreptësinë dhe saktësinë terminologjike, si tregues të vlerave shkencore të çdo studimi bashkëkohor.

Ka ardhur koha (dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe si tipar themelor i njësisë dhe i njësimit kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrisht edhe të veprimtarisë së shkruar e të kumtueshme nga të gjitha institucionet që varen ose lejohen nga shteti. Të folurit dhe, sidomos, të shkruarit në gjuhën letrare kombëtare është shenjë e tregues kulture. Kudo e kurdoherë, ka qenë dhe mbetet me vlerë kërkesa e rreptë e shtetit për zbatimin gjuhës zyrtare. Dhe kjo, sikundër e dimë të gjithë, nuk është një punë që shtrohet për herë të parë sot, por qysh në hapat e parë të shtetit shqiptar. Po përmendim edhe një herë se, vetëm pak muaj mbas shpalljes së Pavarësisë, në mbështetje të vlerësimit për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë të shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit jepet pohimi dorëmbarë i këtij shtetari e diplomati të urtë: “Pas dëshirës dhe n’emën të Zotënies së tij, Kryetarit të qeverriës, botojmë këtë lajmim: Duhet të gjithë t’a dijnë mirë se, ç’ në ditën fatbardhë që kur Shqipëria dolli më vehte, gjuha shqipe u ba gjuha zyrtare e vendit. Tani, në ç’do degë t’administratës, n’a lipsen nëpunës të cilët t’a njohin mirë, me shkrim e këndim, gjuhën amtare… Edhe nëpunësit që ndodhen në shërbim do të japin provim në gjuhën shqipe: ata që do të tregohen të zotët, do të konfirmohen në punën që kanë; ata që nuk do të dinë mirë gjuhën shqipe, do të munt të kërkojnë kohë që t’a mësojnë, në qoftë se kanë dëshirë të mbeten në shërbim”.

Pikërisht atë ide dorëmbarë e frymëgjatë të Ismail Qemalit kam pasur parasysh në reagimet e mia të kohëve të fundit të shprehura edhe në artikullin tim ”Shqetësime dhe propozime për kulturën e gjuhës së shtetit” si dhe në librin më të ri “Urgjenca gjuhësore”. Ai synim i mbarë na ka shtyrë e na nxit edhe në të gjitha qëndrimet, vlerësimet e shkrimet tona për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nga shteti dhe nga krejt shoqëria shqiptare.

*Gjovalin Shkurtaj, Akademik
Nga pasthënia e librit “Urgjenca gjuhësore” i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, botimet “Naimi”, Tiranë 2017.

Next Post
Simiç i Listës Srpska justifikohet: Jemi pa kushte në institucione

Simiç i Listës Srpska justifikohet: Jemi pa kushte në institucione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com