• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Urdhri/ Rama-Ministrave: Asnjë vizitë dhe deklaratë jashtë shtetit pa lejen e Bushatit

by
22/09/2015 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë ministër, zëvendësministër, drejtor apo kryebashkiak nuk do të mund të lëvizë jashtë vendit pa lejen e kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë ka vendosur të disiplinojë me ligj lëvizjet e zyrtarëve më të lartë të shtetit duke firmosur një urdhër të botuar në Fletoren Zyrtare, dhe që hyn në fuqi menjëherë. Vendimi rregullon veprimtarinë e kupolës drejtuese të shtetit dhe administratës shtetërore në raport me jasht, duke u ndaluar ministrave, drejtorëve, zëvendësministrave dhe kryebashkiakëve të bëjnë deklarata, të mbajnë qëndrime dhe të negociojnë për çështje të ndryshme jashtë shtetit pa u konsultuar më parë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.

Kjo nënkupton se çdo lëvizje për çështje të rëndësishme dhe çdo deklaratë e bërë jashtë shtetit, duke të konsultohet më parë me Ditmir Bushatin.

“Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet në vendim.

ramaaaa

Next Post

Motrës së Afërditës po i shpërthejnë...(Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com