• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Urdhri për arrestimin e Bashës për 21 Janarin s’u zbatua”/ Balla: Plumbi mund të më kishte marrë mua, por kapi Aleksin

by Ardit Rada
27/01/2021 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se forca politike që ai përfaqëson ka përgjegjësinë për t’i shkuar në fund zbardhjes së 21 janarit.

Balla tha për ‘Real Story” se drejtësia duhet të marrë në pyetje personin që ka pranuar se ka dhënë urdhrin për vrasjet.

Mes të tjerash Balla tha se mund të ishte dhe ai një nga të vrarët, pasi qëndronte në shesh, ndërsa shtoi se ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha duhet të ishte arrestuar në 21 janar. Madje ai theksoi se urdhri për arrestim të Bashës, nuk ishte zbatuar nga policia dhe ministria e Brendshme.

“S’është e vërtetë që PS përfiton nga moszbardhja e saj (21 janari). Unë kam qenë në shesh, plumbi mund të më kishte marrë mua dhe mori Aleksin. Ishin dhe kolegë të tjerë. Ne kemi përgjegjësi për t’i shkuar në fund. Vasjari hodhi një bast. Unë do ndaja me ju një shembull. Viktimat e vrasjes së 91 në Rumani, presidenti u dënua në 2019 nga Gjykata e lartë Rumune. Nuk është rasti ky, por në Shqipëri kanë ndodhur disa problematika para 2013 që e kanë bërë të vështirë rrugëtimin e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështje. Me ministër të Brendshëm Bashën, prokurorët s’janë lënë që të zbatojnë detyrën. Ky zotëria që del dhe i hedh benzinë zjarrit, duhet të ishte arrestuar atë natë. Por urdhri për arrestimin e tij nuk u zbatua nga ministria e Brendshme dhe drejtoria e Policisë së Tiranës. A është kështu Sokol?”, tha Balla.

Sokol Balla: Po ashtu është!

Taulant Balla: Ai është një institucion publik, tek i cili nuk u lejua që të afrohej policia dhe OPGJ përkatëse, deri sa sistemi i kamerave u fshi. Dhe serveri duhet të jetë djegur. Predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës, që u dërgua jashtë, por nuk i mbijetoi plagëve, u qëllua nga një institucion i Bashës. Pyetja për 21 janarin nuk është kush i vrau, pasi e ka marrë përgjigjen, Andrea Prendi dhe Llupo. Për Aleks Nikën nuk vërtetohet lidhja mes predhës se armës. Unë dhe Sokol Balla, që kemi qenë aty, njeriu që ka qëlluar në atë drejtim në atë moment. Këtu bëhet fjalë se; A ka pasur një zinxhir komandues?! Agron Malaja tha; “kanë dalë urdhrat nga zyra e Sali Berishës. Në dosjen ku është gjetur fajtor Llupo dhe Prendi, është një moment ku thuhet; i kemi kërkuar Lulzim Bashës mbështetje. Në një vend ku drejtësia më ka marrë mua në pyetje si organizator i protestës, këtu nuk është marrë në pyetje një herë të vetme personi që ka rrahur gjoksin dhe ka thënë; i kam vrarë unë. Një pjesë e veprave penale janë të parashtruara. Përpjekja e drejtësisë në këto 8 vite ka qen për të shkuar në limitet e parashkrimit./a.p

Next Post
“Ndrea Prendi ka marrë urdhër të vrasë”, Balla: Deklaratat e tij qesharake dhe kriminale, të mos ikë nga Shqipëria sepse…

“Ndrea Prendi ka marrë urdhër të vrasë”, Balla: Deklaratat e tij qesharake dhe kriminale, të mos ikë nga Shqipëria sepse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In