• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhri i Mjekut për stomatologët, PD: Vendimi i paligjshëm dhe abuziv!

by Java News
24/01/2019 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm vendimin e Urdhrit të Mjekëve për stomatologët për të dyfishuar 13 shërbime të stomatologëve. Bardh Spahia akuzon qeverinë si fajtore, ndërsa hesht përball këtij urdhri të paligjshëm, siç e konsideron ai.

“Makineri e propagandë së qeverisë fletë çdo ditë për ulje të taskave, për çmime më të lira dhe një jetë më të mirë. Por e vërteta flet ndryshe. Me heshtjen e saj qeveria është bërë pjesë e një vendimit të paligjshëm të marrë nga urdhri i stomatologut, pothuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët. Një vendim i paprecedent, i paligjshëm, abuziv, i presidentit të Urdhrit të Stomatologut Nikollë Deda, kandidat i PS-së në Pukë, urdhëron stomatologët të rrisin çmimet gati dyfish për 13 shërbime. Janë shërbime që kryejnë qytetarët si mbushja e dhëmbëve, vendosja e protezave dhe ndërhyrje kirurgjikale”, u shpreh sot në një deklaratë për mediet, deputeti i PD-së Bardh Spahia.

Po ashtu, Spahia u shpreh se “kandidat për deputet i PS-së që drejton Urdhrin e Stomatologëve është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrit të Stomatologëve që nuk i jep të drejtë të vendos çmimin për shërbimin që dentistët u japin qytetarit. Ky organ ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve të larta në këtë profesion dhe sidomos mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi e profesionit të stomatologut. Shtatë kompetencat e urdhrit janë në funksion të këtij misioni. Në asnjë pikë nuk ekziston e drejta për të vendosur çmime, ko është shkelje e parimeve të urdhrit dhe e ligjit, prandaj Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen e çmimit monopol duke cenuar konkurrencën”.

Gjithashtu, Spahia u bëri thirrje dentistëve të mos e zbatojnë urdhrin, pasi sipas tij është në kundërshtim me ligjin.

“Qeveria është përgjegjës pasi ka heshtur pas këtij urdhër të paligjshëm. Ministria e Financës është njoftuar zyrtarisht se lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet me kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar. Po kështu Ministria e Shëndetësisë ka mbyllur sytë. Partia Demokratike ju bën thirrje dentistëve të mos e zbatojnë një vendim të paligjshëm, si dhe nxit anëtarët e urdhrit të shkarkojnë cilindo që është bërë pjesë e këtij mekanizmi antiligjor”, shprehet ai./a.meta

Next Post
Venezuelë/ Ushtria e cilëson vetëshpalljen e Guaido si President, si grusht shteti

Venezuelë/ Ushtria e cilëson vetëshpalljen e Guaido si President, si grusht shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In