• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Urdhri i Lames dhe Muhos/ Si lehtësohen procedurat për çertifikatën e pronësisë

by A R
24/06/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Certifikata e pronësisë për ndërtimet pa leje dhe për tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi do të jepen brenda 10 ditëve. Përmes një urdhri të firmosur nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe kreu i Hipotekës, Ilirjan Muho janë detajuar të gjitha veprimet që duhet të ndjekin personat që kanë ndërtuar pa leje, zyrat e legalizimeve dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të palujtshme për mbylljen e procesit të pajisjes me tapi të pronarëve.

UDHËZIM
Udhëzimi i përbashkët mban nr. 4695, datë 31.5.2016 dhe detajon procedurat e regjistrimit të pasurisë së legalizuar. Sipas udhëzimit që hyn në fuqi sot drejtoritë e varësisë së ALUIZNI-t, paraqesin kërkesën (aplikimin) për regjistrim të lejes së legalizimit dhe për lëshim të certifikatës së pronësisë, në emër të përfituesit të lejes. Aplikimi për regjistrim bëhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpërmjet formularit “Tip”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, pa pagesë “aplikim zero”, në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit dixhital. Në zbatim të kësaj pike, autorizohet aksesi i drejtorive të ALUIZNI-t në këtë sistem, në përputhje me rregullat e sigurisë sipas legjislacionit në fuqi. Aplikimi për regjistrim përmban emrin, mbiemrin, orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit celular dhe ka të përcaktuar si datë aplikimi, atë të plotësimit të tij në sistemin dixhital.

Njëkohësisht, me aplikimin elektronik, Drejtoria e ALUIZNI-t përcjell dokumentacionin e përcaktuar në pikën 10 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNIt dhe ZQRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”. Dokumentacionit sipas kësaj pike, i bashkëlidhet edhe një kopje e printuar e formularit “Tip” të aplikimit. APLIKIMI Aplikimi kryhet vetëm një herë dhe është i vlefshëm për zënien e afatit të kërkesës për regjistrim, në kuptim të nenit 38, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.3.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Veprimet e mëtejshme për plotësimin e mangësive të mundshme në dokumentacionin bashkëlidhur “kërkesës për regjistrim”, kryhen nëpërmjet korrespondencës shkresore mes dy institucioneve.

AFATET
Regjistruesi brenda 10 ditëve punë nga data e paraqitjes së kërkesës është i detyruar të kryejë regjistrimin, pasi ka verifikuar nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe i saktë, mbështetur në përcaktimet e kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015. Brenda 5 ditësh nga data e regjistrimit të lejes së legalizimit, ZVRPP- ja i kërkon ALUIZNI-t të njoftojë subjektin përfitues për të kryer pagesën e tarifave të shërbimit në llogarinë bankare të ZVRPP- së. Regjistruesi, në rast se konstaton se ka mangësi në dokumentacionin që shoqëron lejen e legalizimit apo pasaktësi, që e detyrojnë të mos kryejë regjistrimin, njofton drejtorinë e ALUIZNI-t për plotësimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në udhëzim. Regjistruesi është i detyruar të kryejë regjistrimin brenda 10 ditëve nga data e plotësimit dhe ridërgimit të dokumentacionit nga drejtoria e ALUIZNI-t. Me konfirmimin e kryerjes nga subjekti të pagesës për tarifat e shërbimit, ZVRPP- ja dërgon në rrugë postare certifikatën përkatëse të pronësisë.

REGJISTRIMI I LEJES
Regjistruesi vijon me regjistrimin e lejes së legalizimit të ngritur mbi truallin e një objekti që rezulton i shembur, mjafton që subjekti të depozitojë pranë ALUIZNI-t deklaratën noteriale të prishjes së objektit, shoqëruar me vërtetimin nga njësia administrative që ky objekt nuk ekziston më. Ky dokumentacion përcillet pranë ZVRPP-së së bashku me dokumentacionin e përcaktuar në pikën 10 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015. Regjistrimi i lejes së legalizimit të miratuar për objekte, të cilat nuk kanë të përcaktuara marrëdhëniet me parcelën ndërtimore (truallin), bëhet nga regjistruesi në një kartelë tjetër pasurie, duke bërë edhe shënimet përkatëse, brenda afateve të përcaktuara, sipas rastit në pikat 6 dhe 10 të këtij udhëzimi. Regjistruesi është i detyruar të lëshojë certifikatë pronësie për objektin e legalizuar sipas radhës procedurale, të parashikuar në kreun I të këtij udhëzimi.

HIPOTEKA PËR PARCELËN
ALUIZNI në aplikimin për regjistrim të lejes së legalizimit kërkon edhe regjistrimin e hipotekës ligjore mbi pasurinë e legalizuar, që në momentin e aplikimit online nëpërmjet sistemit IPS, sipas pikës 2 të këtij udhëzimi. Në momentin e regjistrimit të pronësisë mbi parcelën ndërtimore, ZRPP-ja është e detyruar të plotësojë shënimet për hipotekën ligjore mbi këtë parcelë (pasuri). Me kërkesë zyrtare me shkrim të drejtorisë së ALUIZNI- t, regjistruesi vendos kufizimin mbi pasurinë e legalizuar, të subjektit debitor, sipas përcaktimeve të bëra në pikat 22, 23 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015. Heqja e këtij kufizimi nga regjistruesi bëhet pas njoftimit zyrtar me shkrim nga ALUIZNI, mbi shlyerjen nga subjekti të detyrimit financiar. Fshirja e hipotekës ligjore i njoftohet zyrtarisht me shkrim ZVRPP-së nga ALUIZNI, jo më vonë se 5 ditë pune nga dorëzimi i vërtetimit të pagesës së detyrimit financiar nga subjekti përfitues. Njoftimi shoqërohet nga kopje e vërtetimit të pagesës dhe kopje e formularit “Tip” të aplikimit. Brenda 5 ditëve punë nga data e njoftimit zyrtar me shkrim të drejtorisë së ALUIZNI-t, regjistruesi bën fshirjen e hipotekës ligjore./GSH/a.m.

Next Post

Kapiteni egjiptian foto të marinarëve që i ka lidhur me zinxhirë, flet pronari i "Çelepia-s"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In