• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhëroi vrasjen e Kreshnik Çerçizajt?! Vijojnë hetimet për “Mafjen e Burgjeve”, kriminelin famëkeq Klodian Lekocaj

by
28/12/2022 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar që thuhet se qëndron pas disa vrasjeve në Shqipëri e Greqi, është vënë sërish në shënjestër të mediave greke.

Mediat helene raportojnë se policia greke po heton në fshehtësi të madhe në lidhje me aktivitetin “multidimensional” të të burgosurit shqiptar në burgjet e Agia Chania, Lekocaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për bashkëpunim në vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafiropoulos në tetor 2017, ndërsa ka kryer një sërë veprash penale, pasi dyshohet se ka urdhëruar vrasje nga burgu apo dhe çështje që lidhen me trafikun e drogës.

Kujtojmë se në orët e para të së premtes së kaluar u krye një bastisje nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës – Reparti i Vrasjeve dhe Zhvatjes, në bashkëpunim me Sigurimin e Chania dhe EKAM-in e Heraklionit, me asistencën e një qeni zbulues droge. Sipas informacioneve, bastisja dhe kontrolli në qendrën e paraburgimit në Chania, ku po vuajnë dënimin rreth 15 të burgosur shqiptarë, u zhvillua pak ditë pas vrasjes së dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja në një kafene në Nea Smyrni në Athinë.

Policia po heton mundësinë që Lekocaj të ketë urdhëruar ekzekutimin e 41-vjeçarit Cerçizaj, pasi kanë pasur mosmarrëveshje në tregtinë e drogës. Po ashtu mësohet se janë kontrolluar gjithsej 6 qeli të burgosurish. Klodian Lekocaj, 46 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtëquajturës “Mafia e Burgjeve”.

Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Pak ditë më parë forcat speciale të policisë EKAM i bënë një tjetër “vizitë” në qeli atij, me qellim gjetjen e ndonjë provë për vrasjen enigmatike të 18 majit në Athinë, ku u ekzekutuan Kreshnik Cercizaj dhe Armando Ogranaja. Lekocaj nuk ka se si të jetë ekzekutor se ka vite i burgosur, por shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagese.

/e.d

Next Post
Çfarë diskutuan? Lukashenko i kthen vizitën Putinit, shkon në Rusi. Ukraina…

Çfarë diskutuan? Lukashenko i kthen vizitën Putinit, shkon në Rusi. Ukraina...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In