• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhëroi nga burgu vrasjen e mjekut, zbulohet e shkuara kriminale e të plagosurit në Bllok

by Java News
05/10/2018 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, me një viktimë dhe dy të plagosur, njëri nga të plagosurit rëndë është Eljon Hato, i njohur ndryshe dhe me emrin Emiljano.

Ky shtetas është një emër i skeduar edhe më parë në polici, ndërsa kujtojmë këtu se ai u burgos pasi u akuzua për një vrasje të ndodhur në vitin 2014 në Shkodër, ku viktimë ishte një moshatar i tij.

Por ky nuk është rasti i vetëm, në vitin 2015, Hato, nga burgu i Lezhës ku ndodhej i ndaluar për krimin e vrasjes, mendohet të ketë urdhëruar vrasjen e mjekut radiolog në spitalin rajonal të Shkodrës, Agron Terolli, vrasje kjo e mbetur në tentativë, raporton “Panorama”.

Vrasja në Shkodër në vitin 2014

Viktima Indrit Hylli dhe i plagosuri Jetmir Molla, po qëndronin në një lokal në fshatin Zus, ndërsa autori Eljon Hato ndodhej po në të njëjtin lokal, por në një tjetër tavolinë. Sipas policisë, brenda lokalit ka pasur dhe dy persona të tjerë, që kanë qenë të njohur me personat e përfshirë në konflikt, por kanë qenë në një tjetër tavolinë.

Nën efektin e alkoolit, kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes personave të përfshirë në konflikt ka filluar një debat, i cili në fillim ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas 26-vjeçari ka qëlluar me armën e zjarrit pistoletë, në fillim në drejtim të shtetasit Indrit Hylli, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ka qëlluar dhe në drejtim të shokut të viktimës, shtetasit Jetmir Molla, i cili për fat ka marrë vetëm një plagë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar pa rënë në “dorë” të policisë, ndërsa dy personat e qëlluar janë dërguar me shpejtësi në spital nga punonjësit e lokalit.

Por, për shkak të plagëve të rënda, 22-vjeçari Indrit Hylli nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Ndërsa i plagosuri Jetmir Molla, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi i marrë nuk ka dëmtuar ndonjë arterie.

HISTORIA

ARRESTIMI I VRASËSIT NË TENTATIVË 2015

Esmeraldo (Eljon) Hato, nga burgu i Lezhës ku ndodhet i ndaluar për krimin e vrasjes, mendohet të ketë urdhëruar vrasjen e mjekut radiolog në spitalin rajonal të Shkodrës, Agron Terolli. Nuk bëhet publik fakti se si policia ka rënë në dijeni të këtij atentati që do të ndodhte në mes të Shkodrës. Por, një gjë është e sigurt: se policia kishte mbledhur informata të sakta në lidhje me personin që do të kryente krimin, ditën dhe orën e saktë të ekzekutimit të parashikuar të Terollit, ndaj dhe ka marrë masa për parandalim. Policia ka identifikuar edhe një person tjetër me inicialet Sh. Rr., i cili ka bashkëpunuar me Osman Maljen për të kryer vrasjen e radiologut.

Por, në momentin e fundit, bashkëpunëtori ka arritur që t’i shpëtojë kapjes nga ana e policisë duke bërë shpalljen e tij në kërkim policor. Sipas burimeve policore, mësohet se Osman Malja mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia, e cila kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë e tij për vrasjen e porositur të mjekut Terolli.

Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar dhe arrestuar autorin Malja, pikërisht në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut Agron Terolli) me armën e tij tip kallashnikov, të kamufluar në një çantë sporti. Në momentin e ndërhyrjes, Malja ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore, por ka qenë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë këtij operacioni, autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht, pas ndihmës mjekë- sore të dhënë, është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, autorit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë. Në hetim për këtë çështje gjithashtu janë edhe shtetasit Eljon (Esmeraldo) Hato, si dhe shtetasi Sh.Rr., i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të mjekut radiolog.

PSE DUHEJ VRASJA E MJEKUT?

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja kishte si qëllim vrasjen e mjekut Terolli. Por, për momentin, dihet vetëm porositësi i saj, që është 25-vjeçari Eljon (Esmeraldo) Hato, por akoma nuk është e qartë se cili ka qenë shkaku për hakmarrjen. Pas verifikimeve të kryera nuk rezulton që familja e mjekut Terolli të ketë ndonjë lidhje me vetë të burgosurin Hato apo me familjarë të tij.

Po ashtu, nuk ka lidhje as me viktimën e një viti më parë, Indrit Hylli, i cili u qëllua për vdekje nga Eljon Hato dhe i vëllai i tij, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2014. E vetmja lidhje ku po hetohet është ajo e plagosjes së kryer nga djali i mjekut dy vite më parë. Reinold Terolli, në atë kohë 23 vjeç, plagosi një person në qytetin e Shkodrës.

Për shkak të goditjes me armë zjarri, i lënduari mbeti i paralizuar nga gjymtyrët e poshtme. Terolli u arrestua në Tiranë pak ditë pas ngjarjes, duke u dërguar në burgun e Lezhës, aty ku ndodhet edhe 25-vjeçari Esmeraldo (Eljon) Hato. Ky i fundit do të merret në pyetje në ditët në vazhdim për të mësuar nëse ai ka pasur konflikt personal me djalin e mjekut dhe ka tentuar të marrë hak tek i ati apo porosia për krimin ka të bëjë me atentatin që Reinold Terolli bëri dy vite më parë. Deri tani është përjashtuar pista e një krimi për shkak të detyrës që mban mjeku radiolog. PANORAMA

ma.me

Next Post
Forumi Ministror/ BE – Ballkani Perëndimor: Luftë kundër kontrabandës së migrantëve dhe krimit të organizuar!

Forumi Ministror/ BE – Ballkani Perëndimor: Luftë kundër kontrabandës së migrantëve dhe krimit të organizuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com