• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhëri i SPAK/ “Big Brother” të fortëve në burg: Mbahen nën vëzhgim, dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit

by Java News
13/08/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mbajë nën vëzhgim edhe 10 të burgosur të tjerë që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë.

Por ende nuk është vendosur nëse do të hyjnë apo jo të burgosurit e dyshimtë në 41 biss, raporton Top Channel.

Sipas burimeve të sigurta, aktualisht po shkëmbehet informacion mes Policisë së Shërbimeve Sekrete por edhe Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve që kanë në burgjet e sigurisë së lartë 10 të dënuarit që janë shpallur fajtorë në fushën e drogës dhe të vrasjeve.

Vendosja nën “Big Brother” e tyre në distancë po kryhet pas disa krimeve të rënda të muajve të fundit, që bëjnë fjalë jo vetëm për trafiqe por edhe për atentate.

Megjithatë nuk u dhanë më tepër detaje pasi operacioni sipas burimeve po kryhet nën sekret të plotë.

Deri më tani nën regjimin e ashpër 41 biss mbahen vetëm 7 të burgosur dhe të paraburgosur për të cilët sipas një hetimi në distancë i ngjashëm me këtë që po kryhet aktualisht, u mblodhën të dhëna se secili nga të burgosurit ishte i rrezikshëm dhe mbante komunikime me anëtarë të grupeve jashtë burgut.

Në 41 biss janë dy vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala të arrestuar si anëtarë në megagrabitjen e Rinasit, një ngjarje që vijon të ketë në kërkim Talo Çelën.

Po ashtu nën regjim të ashpër dhe super të kontrolluar është edhe Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine. Së bashku me të në 41 biss është edhe Fatmir Pjetri i “Bandës se babagjyshëve” që u kap me Çekajn pas tentativës për t’u arratisur nga 313.

Si dhe Redjan Rraja nën akuzë për atentatin në aksin Tirane-Durrës si dhe dy vlonjatët Viktor Ymeri dhe Aleksandër Llanaj, njeri i kthyer në burg jo shumë kohë pasi i kishte lënë qelitë dhe tjetri për masakrën e Çoles./m.j

Next Post
Ku po pushojnë politikanët tanë/ Rama në Dhërmi, Meta e Berisha nuk u ndahen vilave të tyre në Gjirin e Lalzit

Ku po pushojnë politikanët tanë/ Rama në Dhërmi, Meta e Berisha nuk u ndahen vilave të tyre në Gjirin e Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In