• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhëri i Monikës për të shkuar të flenë ditën kur u prish Teatri dhe Luli

by Enkel Demi
20/05/2020 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Të djelën, tek po ndiqja protestën pas shembjes së Teatrit u takova me Edmond Budinën. Ishte tejet i hidhëruar, ndërsa i vinte shumë shumë keq që qe larguar para se të ndodhte gjëma.

– Më tha Monika të ikja të flija ndonjë orë, se nuk kishte për të ndodhur gjë. Unë besova dhe ika.

Monika Kryemadhi me gjasë i ka thënë të njëjtën gjë Lulzim Bashës e ndonjë tjetri. Ajo vetë me sa mora vesh u kishte rënë telefonave të shefave të policisë dhe meqë i gjeti në gjumë mendoi pa asnjë prapamendim që nuk do të ndodhte gjë, ndaj do e ketë dhënë këtë këshillë dhe zgjodhi të qëndrojë vetë. Kjo keqardhje do e ketë zënë edhe Lulin, i cili u grind për radhën e dezhurnit pasditen e së djelës me një gazetare.

Por, sa kohë ndoqa protestën kjo “pakujdesi”, kjo “mungesë vigjilence” nga shumë aktivistë komentohej sikur opozita apo Luli i “shiti”, i “preu në besë”. Është mëse normale që njeriu në humbje të këtilla të kërkojë një fajtor. Po ashtu, është mëse e kuptueshme që fajtorin i humburi ta gjej tek një i humbur tjetër. Kjo ngjan sa herë në futboll mundet ekipi yt i zemrës dhe fajin e ka gjyqtari, bastet, historitë konspirative e asaj dorës së padukshme që komandon gjithçka.

Por, ani se data ishte 17 maj nuk kishte kurrfarë marrëveshje, pasi Edi Rama nuk ka patur nevojë për një të këtillë edhe sikur të donte Luli apo ndonjë tjetër. Ai e bëri ndryshe. Për të realizuar ëndërrën e tij kriminale, të cilën e tirrte prej 22 vjetësh, porsi sulltani turk rrethoi kështjellën dhe priti që konturanët t’i lëshonte ora biologjike. Mos në orën 03.00 në 05.00, të nesërmën, dikur krerët opozitarë do të shkonin në shtëpi, se do kishin nevojë qoftë për të shkuar në tualet a për të ngrënë një çapë bukë. Sak atëherë ai do sulej.

Kam bindjen që në prishjen e Teatrit opozita është dorëjashtë, por kjo nuk e justifikon atë që tani mos të marrë përgjegjësitë e saj e të jetë e mefshtë, si dhe po sillet. Përbetimet e saj me “vijë të kuqe”, me “kalim mbi trupat tanë”, me “ta ha veshin” nuk frymëzojnë askënd. Të njëjta përbetime të tipit “serumin e fundit” gjatë grevës së urisë së socialistëve, “drejtësi për 21 janarin dhe përgjegjësit në burg” nuk frymëzuan as kur i bëri Edi Rama dikur. Ja ku jemi sot!

Por tani, nëse opozita kërkon të ndryshojë situatën dhe të shfrytëzojë mërinë e akumuluar si në një tenxhere me presion duhet të veprojë krejt ndryshe.

E para, shumë mirë që mbështet protestën e Teatrit, por as Lulzim Basha, as Sali Berisha, as Shpëtim Idrizi, as kushdo tjetër nga drejtuesit e opozitës nuk janë dëgjues në tubime. Opozita ka për mision të udhëheqë mërinë, njerëzit, karizmën të ligjërojë, të veprojë, të çlirojë edhe instiktet njerëzore, sepse vetëm kështu trysninë e përcjell nga tenxehrja e vet, tek frika sa një ari e qeverisë.

E dyta, opozita nuk ka më çfarë të konstatojë, sepse nuk është redaksi gazete. I ka thënë të gjitha dhe i ka faktuar bukur fort me krim të organizuar, me vjedhje votash, narkotrafik, koncesione, oligarki. Tani opozita merr hunjtë e protestës, u var nga një flamur inati dhe godet me sa i ha krahu gardhin e qeverisë.

E treta, opozita nuk ka pse thotë që ne nuk duam të marrim pushtetin. Jo more, ata duan ta marrin pushtetin, sepse mbështetësit e tyre atë duan, sepse atyre që ua ka sjellë qeveria në majë të hundës këtë duan.

E katërta, opozita boll çau dërrasa me dërgata ambasadorësh që kafen e mëngjesit e pijnë te Luli dhe për drekë shkojnë te sundimtari. Shpallet agjenda dhe nis rrugëtimi i përmbysjes së pushtetit. Faktori i huaj do jetë serioz me opozitën, kur ta shohë si partner të mundshëm në të nesërmen qeverisëse dhe fillon e të rreh krahët që para zgjedhjeve. Sa kohë e mbajnë urtë e butë e plot tigani për opozitën rrëfejnë barcaleta te Rogneri.

E pesta, kryetari i opozitës del në rrugë, qoftë dhe tek pullë. Kërcen mbi një podium dhe flet. Mbledh turmat dhe i instalon në bulevard. Nuk këndon më himnin në mbyllje, sepse nuk ka mbyllje. Koha për ndryshim fillon, kur opozita ndryshon nga OJF në lëvizje politike.

Nëse duhet një argument i qëndrueshëm për këto që parashkruajta mjafton të vëzhgosh sjelljen e Edi Ramës. Pak orë pas prishjes ishte i menderosur nga frika. Ja la bashkisë kopilin në derë. “Nuk e prisha unë Teatrin!”- tha. Pasi pa reagimin “mbështetës” të opozitës, bëri trimin. Tha që “druri ka dalë nga xheneti”, pra nga Shtëpia e Bardhë. Madje, u qa se po të ishte në vend të Lulzim Bashës do të ishte më kritik. Është gati ta bëjë vetë dhe opozitarin, kaq çakërqejf e kemi, kur sheh opozitën që mblidhet me orë tek selia blu dhe artikulon gjysma aksionesh me ton kanosës.

Nuk ka më nevojë as të shash, as t’i gafurresh qeverisë dhe sundimtarit. Dil në rrugë dhe nëse nuk të përkrahin, nuk ta varin, atëherë ikën i qetë në shtëpi, se punën tënde e bëre dhe qenkan shqiptarët dele, sepse duan diktatin. Por, kurrë nuk mund të jetë opozita, dele, dhi, cjap, kec, gjedh.

Next Post
Histori frymëzuese/ Kryeinfermierja e Infektivit mposht koronavirusin, rikthehet në detyrë

15 raste te reja/ Shkon në 964 numri i të prekurve me koronavirus në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkencëtarët analizojnë mafian kalabreze, sekreti janë martesat

Shkencëtarët analizojnë mafian kalabreze, sekreti janë martesat

May 8, 2026
Pse u irritua Arabia Saudite pas ndalimit të misionit amerikan në Ngushticë

Pse u irritua Arabia Saudite pas ndalimit të misionit amerikan në Ngushticë

May 8, 2026
“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi te lokali i biznesmenit në Sarandë

“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi te lokali i biznesmenit në Sarandë

May 8, 2026
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Përmbyllet afati në KQZ, 22 parti në garë, tri koalicione të regjistruara

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ Përmbyllet afati në KQZ, 22 parti në garë, tri koalicione të regjistruara

May 8, 2026
IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

IA në shëndetësi, Sala në Milano: Po krijojmë një model në rang kombëtar

May 8, 2026
Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

May 8, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

May 8, 2026
“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

May 8, 2026
Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

May 8, 2026
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In