• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

by Mero Baze
04/10/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe figurë, se si Komandanti I Gardës Ndrea Prendi jep urdhrin për të qëlluar mbi njerëzit duke u thirrur në emër gjithë vartësve të tij dhe duke ua bërë të qartë “Ky është urdhëri”!.

Filmimet që duket se janë regjistrim I komunikimit me radio mes drejtuesve të Gardës, tani risjell në skenë urdhërdhënësin e urdhëruar Ndrea Prendi. Ai jep urdhërin për vrasje duke shpjeguar se ky është urdhri që ka marrë.

Atë ditë urdhëronte Sali Berisha.

Ajo që është interesante, ka të bëj me njerëzit që nuk mbrojnë dot Berishën dhe duan të zbulojnë edhe këtu rolin e Bashës .

Unë kam qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës gjithë kohën, pro për 21 janarin të vetmen kritikë që kam pasur për të, ishte fakti që ishte loje. E kam këtë nga dëshmi brenda policisë, e kam dëshmi nga Sokol Olldashi I cili më ka treguar me detaje bisedat me të atë ditë, nga Presidenti Bamir Topi që i ka bërë publike bisedat me Bashën për 21 Janarin dhe nga vet deklaratat publike të Sali Berishës edhe tani që thotë se Basha atë ditë nuk ka pasur asnjë rol.

Madje për ironi të fatit policia është lavdëruar dhe nga hetimet që janë bërë për qëndrimin e saj më 21 Janar, dhe gjithë përgjegjësia për vrasjet është e Gardës.

Tani që provohet që është qëlluar me urdhër dhe jo me “kok të gardistëve” sic mbroheshin deri tani dhe akoma më tepër, tani që urdhëruesi fundor mbetet Sali Berisha, kjo përpjekja për tu kujtuar që ishte dhe Lulzim Basha ministër atë ditë, është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur Berishën.

Por Berisha për 21 Janarin, nuk shpëton dot nga ndëshkimi , edhe sikur të mos dilte kjo kasetë.

Berisha për 21 Janarin nuk ka bërë vepër penale vetëm se ka urdhëruar vrasjet.

Ai ka bërë vepër penale, duke u përpjekur të fsheh vrasjet dhe të fajësoj opozitën, duke shpikur armë të improvizuara me “çadra pistoletë” dhe “thika me helm nepërke”, pastaj me shpikjen e grushtit të shtetit dhe shpalljen puçist të Presidentit Kryeprokurores dhe katër gazetarëve, me qëllim që të pengonte hetimet, me fshirjen e serverit të kryeministrisë në përpjekje për të fshirë provat dhe në angazhimin e tij për prishjen e skenës së krimit dhe mosdorëzimin e gardistëve në prokurori.

Veprat penale të tij më 21 Janar kalojnë disa burgime të përjetshme për të edhe pa dal fare kjo kaseta me zë dhe figurë.

Dalja e kësaj vetëm sa e ilustron thjeshtë kush është vrasësi I 21 janarit dhe pse po përpiqet të bëj si I fort para ndëshkimit ligjor duke u betuar se do djegë Shqipërinë.

Një burracak që vrau njerëzit e paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur para derës së tij, është thjesht një frikacak i cili tani I mbush mendjen vetes se ashtu si më 21 janar kur shikonte nga penxherja e kryeministrisë si vriteshin njerëz tani do shikoj nga penxherja e shtëpisë si digjet Shqipëria.

Nuk do ta ketë atë fat. Madje as nga penxherja e burgut s’do të ketë fat ta shikoj.

Next Post

Ikja e Laçak dhe një problem parimor mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare

Comments 1

  1. Lavdo Xhyheri says:
    1 year ago

    Zoti Dumani.
    Në se më lexon, ju drejtohem (se nuk dij se kush tjetër) për të vënë para bangos së të pandehurit, Sali Berishën, për krim kunder njerëzimit, si kriminel që nuk ka paguar për këto katër vrasje.
    A ka drejtësi më këtë vënd ?
    Në se po, atehere, zoti Dumani, trego integritetin tënd moral e profesional, për të dënuar kriminelin Sali Berisha, për vrasjen e katër njerëzve të pa faj, e të paarmatosur në bulevard.
    Kaq. ,
    Besoj tek drejtësia e juaj.
    Besoj në zot.

    Reply

Leave a Reply to Lavdo Xhyheri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In