• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhër për të dëshmuar te një ngjarje ku ndodhi vrasje, regon Adelina Ismaili: Nuk jemi kriminele!

by A R
13/07/2022 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lëshimit të një urdhër paraqitjeje si dëshmitare për një rast vrasjeje, reagon Adelina Ismaili.

Ditën e sotme Gjykata Themelore e Prishtinës kërkoi shoqërimin nga struktuara të policisë të motrave Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili si dëshmitare në seancën e radhës ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës.

Ky lajm u përhap menjëherë në rrjet. Për këtë arsye ka reaguar këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili. Kjo e fundit ka bërë një postim të gjatë në “Instastory”, ku shkruan se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas saj, për 15 vite rresht kanë bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës për zgjidhjen e rastit.

Do shoqëron me forcë nga policia? Reagon Adelina: Nuk jemi kriminele,

“Të dashur miq dhe fansa. Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatik që ka ndodhur para 15 vitesh dhe kemi bashkëpunuar me të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite dëshmi në gjyqe sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndalur dhe vazhdojnë. Mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pasur në jetët tona profesionale.Ky rast përsëritet çdo 3 vjet tani dhe nuk meret një vendim final.

Në letrat adresuar gjykatësit jemi shprehur shumë konkretisht që ne i mbesim mbrapa deklaratave tona dhënë prokurorit të Eulexit, vitet 2016-2017, z.Carney dhe nuk dëshirojmë të thirremi sa herë që i pandehuri bën apel.Këto janë absolutisht dakord me ligjet e Republikës së Kosovës dhe është e drejta jonë sipas avokatit tonë.

Ne mund dhe të paraqitemi në gjykatë për tu thënë të njëjtat fjalë sikurse është e shkruar në letrat tona, por nuk jemi të interesuar për show mediatik lidhur me këtë rast. Show i cili u përket strukturave kriminale në Kosovë apo shërbyesve të tyre që siç duket duan ta mbyllin këtë rast me një epilog ndryshe nga vendimi i gjykatës. E falenderojmë Policinë e Kosovës që cdo herë kanë treguar korrektësi, kurse e nderuara gjykatë. Ne vërtetë udhëtojmë shumë, dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja”, është shprehur Adelina.

/a.r

Next Post
Berisha kundër bazës detare të NATO-s, Rusia dhe pronat e Argitës

Berisha, kryetar me “40 mijë anëtarë”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In