• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhër për reduktim operacionesh në spitale? Manastirliu hedh poshtë akuzat: Garantojmë siguri për qytetarët

by Java News
25/10/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”.

Keshtu ka deklaruar sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ne pergjigje edhe te akuzave dhe denoncimeve te bera lidhur me nje urdher per reduktimin e numrit te nderhyrjeve kirurgjikale.

Sipas Manastirliut, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me instrumentat e rinj dhe sterilizimin me standardet më të larta.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, ju të parët për atë që padyshim mund të konsiderohet një moment kthese për kirurgjinë shqiptare – instrumentet njëpërdorimëshe dhe sterilizimi me metoda bashkëkohore. Më shumë se 194 mijë ndërhyrje kirurigjikale në 153 salla operacionesh të sterilizuara janë realizuar me standardet më të larta që prej fillimit të sterilizimit. Vetëm për 9 mujorin e 2019 janë kryer 47,241 ndërhyrje kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë infeksionet spitalore janë ulur me dy here, duke shtuar se falë investime në spitalet rajonale sot qytetarët mund të kryejnë ndërhyrje të sukseshme afër vendbanimit pa qenë nevoja të vijnë deri në Tiranë.

“Nuk është e largët dita kur spitalet rajonale, për të mos folur për spitalet bashkiake, ishin vecse përcjellëse të pacientëve drejt spitaleve të Tiranës. Sot, jo vetëm po funksionojnë por kanë rritur performancën e tyre dhe të dhënat na japin të drejtë. Vetëm gjatë vitit të fundit, krahasuar me një vit më parë, spitalet rajonale i kanë rritur me 20% ndërhyrjet e kompleksitetit të mesëm. Vetëm në këto 9 muaj 17,300 pacientë kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale afër vendbanimit. Ndërkohë që shfryrja e spitaleve të Tiranës i ka dhënë mundësi të rriten me 10% ndërhyrjet e kompleksiteti te lartë në spitalet universitare”, tha gjatë fjalës së saj ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi në Konferencën e Kirurgjisë se shumë shpejt do të hapet investimi më I rëndësishëm për kirurgjinë në dekadat e fundit, spitali i ri kirurgjikal në QSUT, me 7 salla operacioni, 120 shtrëtër dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

g.kosovari

Next Post
Rama: Do ta padis Haradinajn për shpifje! Ta provojë në gjykatë si do ndaheshin 10 miliardët…

Rama paralajmëroi padinë për shpifje, Haradinaj: I kam vëllezër të gjithë, ka të drejtën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In