• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha reagon pasi e thirrën në Prokurori për lobimin: S’më bëhet vonë fare! Asnjë hap pas

by Java News
13/06/2019 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të prokurorisë së Tiranës për ta marrë të pandehur së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin me akuzën e falsifikimin dhe fshehjes së financimit.

Lideri demokrat akuzon se është kryeministri Edi Rama që ka vendosur të hapë hetime kundër tij, ‘me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike‘. Megjithatë, Basha thotë se ‘Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik‘. Ai shprehet i vendosur për vijimin e aksionit opozitar pa bërë asnjë hap pas, ndërsa shton se sot shqiptarët ‘e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet‘.

Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Shqiptarja.com ka siguruar shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.

Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.

Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!/l.m

Next Post
“Opozita iku nga parlamenti sepse SHBA i hoqën vizën Saliut”

Veliaj: Axhendën e Metës e paracakton Xhelal Mziu, dekonspiroi datën e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In