• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Urdhër-arresti për Becchetin shoqërohet me akuza për sulm politik

by
09/06/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Francesco Becchetit, televizioni në pronësi të tij, Agon Channel shfaqi në shenjë proteste mbi ekran, dy shirita të verdhë me mbishkrimin: State line do not cross!

Televizioni Agon Channel, i njohur për linjën editoriale kundër qeverisë së majtë të Edi Ramës e quajti hetimin e Prokurorisë “një sulm nga shteti, pa asnjë bazë ligjore”.

Prokuroria e Tiranës e akuzon Becchetin dhe bashkëpunëtorët e tij në biznes për pastrim parash dhe evazion fiskal përmes manovrave financiare, që shkojnë në dhjetra milionë euro. Me këtë argument, Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e 60 % të aksioneve të AgonSet dhe 4 kompani të tjera të biznesmenit italian.

Theodhori Sollaku, avokat mbrojtës i Becchetit tha në një emision të Agon Channel se në vendimin e gjykatës për urdhër-arrestin nuk kishte asnjë provë për akuzën e pastrimit të parave.

“Është detyrë e Prokurorisë të japë prova për akuzat e ngritura. Nuk ka asnjë provë që paratë burojnë nga aktivitete kriminale,” tha avokati i Becchetit.

Goditja e biznesmenit italian, në kulmin e fushatës elektorale ka ngritur hije dyshimi dhe është shoqëruar me komente nga eksponentë të opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po hakmerrej ndaj televizionit që “kishte denoncuar falsifikimin e kartave të identitetit, zhvendosjen e votuesve drejt Durrësit dhe implikimin e bashkëshortes së Erion Veliajt me kreun e rrjetit ndërkombëtar të prostitucionit, Dzanashvili”.

Berisha e krahasoi urdhër-arrestin për Becchetin me arrestimet sipas tij politike të ish-guvernatorit Fullani dhe kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika ndërsa kërkoi një hetim transparent për biznesmenin italian.

Ndërsa kryeministri Rama e ka cilësuar si sukses dhe goditje të krimit hetimin e Prokurorisë.

“Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCh, një sukses,” komentoi Rama në faqen e tij në Facebook, duke ironizuar reagimin e Berishës.

Përtej reagimeve politike, Prokuroria i ka qëndruar akuzave të ngritura për evazion fiskal dhe pastrim parash ndaj Becchetit para Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, akuza u shfry gjatë testit të parë në gjykatë, ku u vendos lirimi i dy të akuzuarave në këtë aferë, Erjona Troplini dhe Pranvera Gjika.

Prokuroria: Skema e mashtrimit me Kalivaçin

Sipas hetimit të kryer nga zyra e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, Francesco Beccheti akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në vlerën e dhjetëra milionë eurove.

Zanafilla e manovrave të tij financiare në Shqipëri, sipas Prokurorisë daton në vitin 1997, kohë kur kompania e tij “Beg s.p.a” mori nga qeveria shqiptare koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë.

Dhjetë vjet më pas, në vitin 2007, qeveria shqiptare dhe Beccheti ndryshuan marrëveshjen koncensionare, duke përfshirë si partner të tretë “Deutche Bank”. Bashkimi i kompanisë “Beg s.p.a” dhe “Deutche Bank” krijoi në Itali kompaninë “Hydro srl” dhe në Shqipëri “Kalivaci green Energy” (KGE). Kapitali fillestar për ndërtimin e hidrocentralit ishte 150 milionë euro, ndërsa aksionet ndaheshin 55% me 45 % në favor të biznesmenit italian.

Pas sigurimit të parave nga banka gjermane, koncesionari “Hydro srl” lidh kontratë me “General Contractor” për ndërtimin e hidrocentralit. Megjithatë, kjo kontratë nuk hyri në fuqi për shkak se koncesionari nuk plotësoi kushtet e “General Contractor”.

I mbetur pa ndërtues, Beccheti zëvendësoi “General Contractor” me kompaninë “Energji”, e cila zotërohej në shumicë të aksioneve nga mamaja e tij, Liliana Condomitti. Sipas Prokurorisë, nënë e bir nisin të vënë kështu në jetë skemën e dyshuar të pastrimit të parave.

Prokuroria dyshon se kompania “Energji” ka punësuar nënkontraktorë të tjerë për kryerjen e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit, ndërsa vetë ka shërbyer si hallkë e ndërmjetme për operacione financiare mes firmave ndërtuese dhe koncesionarit KGE.

“Shoqëria Energji i ka shitur punime kompanisë KGE me vlerë deri në 23 herë më të lartë se sa kishte paguar nënkontraktorët e saj,” thuhet në hetimin e Prokurorisë. “Në disa raste, ajo ka shitur punime të cilat nuk ishin realizuar,” shton Prokuroria.

Një akt ekspertimi kontabël, e kryer nga Prokuroria ka zbuluar se gjatë viteve 2007-2013, “Energji” ka blerë nga nënkontraktorët 14 milionë e 500 mijë euro punime dhe ia ka shitur Kalivaci Green Energy për 28 milionë e 630 mijë euro. Për këtë shumë, kompanitë kanë përfituar edhe rimbursim TVSH-je.

Dokumenti i Prokurorisë, i siguruar nga BIRN tregon se në vitin 2013, Beccheti dhe nëna e tij kanë stisur një konflikt mes kompanive KGE dhe Energji, për të fshehur mosmarrëveshjet reale që kompania “Beg” kishte me Deutche Bank.

Kompania “Energji” pretendoi se nuk ishte paguar plotësisht dhe e dërgoi KGE përballë një shoqërie private të licensuar për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Në përfundim të këtij gjykimi arbitrazhi, kontraktori “Energji” fiton në letra 50 milionë euro nga KGE. Prokuroria pretendon se në favor të Energji kanë kaluar realisht 20 milionë euro.

Prokuroria pretendon gjithashtu se dokumentacioni i paraqitur në arbitrazh është i falsifikuar. “Duket qartë që dy kompanitë “Energji” dhe KGE kanë krijuar një situatë të paqenë konfliktuale për të lëvizur shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme,” thuhet në hetimin e Prokurorisë.

“Ky konflikt fiktiv ka nxjerrë të humbur vetëm partnerin koncesionar Deutche Bank,” shton më tej Prokuroria.

Pasi mori miliona euro nga KGE, kompania “Energji” i investoi ato në kompanitë e tjera të regjistruara në Shqipëri si “400 KV”, “Fuqi” dhe “Cable System” dhe AgonSet.

Përvecc Becchetit, nënës së tij, Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorit Mauro De Renzis, Prokuroria akuzon si të përfshirë në këtë skemë mashtrimi edhe aksioneren shqiptare Erjona Troplini apo drejtuesen e një banke të nivelit të dytë, Pranvera Gjika.

Gjykata e Tiranës vendosi “arrest shtëpie” për Troplinin dhe “detyrim paraqitje” për Gjikën, pasi të dyja ato ishin nëna të foshnjave të mitura.

Biznesmeni italian, Francesco Beccheti është shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të kësaj çështje. Verifikimet e kryera nga policia kanë zbuluar se ai ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria më 24 janar 2015.

BIRN

Next Post

Presidenti i Sllovenisë kërkon hetim të besueshëm për Kumanovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com