Urbani i Kamzës merr flakë në ecje në ‘Bulevardin Blu’, s’ka të lënduar! Pasagjerët dhe shoferi dolën në kohë

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët pak më herët ditën e sotme (7 korrik).

Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te qytetarët pasagjerë, po për për fat të mirë nuk ka të lënduar. Shoferi, fatorino dhe pasagjerët arritën të dilnin në kohë nga mjeti, pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët.

Po hetohen shkaqet për këtë ngjarje, por paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com