• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Uragani “Isaias” shkakton katastrofë në SHBA, të paktën 4 të vdekur, shkatërrime masive dhe mijëra persona mbeten pa energji elektrike!

by A. Q
11/10/2026 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër persona kanë humbur jetën dhe qindra mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Isaias goditi disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu.

Autoritetet kanë raportuar nga dy viktima në shtetet Alabama dhe Florida. Në mesin e tyre janë edhe persona që humbën jetën pasi pemët ranë mbi shtëpitë e tyre.

Sipas platformës monitoruese PowerOutage, deri të shtunën në mbrëmje rreth 500 mijë persona në disa shtete kishin mbetur pa energji elektrike.

Uragani Isaias arriti në tokë në Florida të premten vonë, me erëra që arrinin shpejtësinë maksimale të qëndrueshme prej 168 kilometrash në orë. Më pas, stuhia u dobësua dhe u riklasifikua si ciklon post-tropikal, shkruan BBC.

Stuhia rrëzoi pemë dhe shkatërroi çatitë e ndërtesave. Përpara mbërritjes së saj, Alabama, Florida dhe Georgia shpallën gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet në Florida dhe Alabama urdhëruan evakuimin e detyrueshëm të mijëra banorëve.

Ndërkohë, uragani Simon po i afrohet bregdetit të Paqësorit të Meksikës dhe është forcuar në kategorinë e katërt. Pritet që ai të arrijë në tokë gjatë natës.

Edhe stuhia tropikale Rachel, në Oqeanin Paqësor, pritet të godasë pjesën jugore të Kalifornisë më vonë të shtunën.

Next Post
“Do të ndërtojmë fabrika të AI në Ballkan”/ Presidentja e KE: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën!

“Solidaritet me Arabinë Saudite”- Von der Leyen dënon sulmin në Riad: Sulmet po shtyjnë rajonin drejt një spiraleje dhune! Të ndalen menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com