• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Ura të hapet, por s’duam konflikt me KFOR”, Osmani: Serbia s’ka pse pyetet

by S T
15/08/2024 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja Vjosa Osmadni deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit por kërkojnë që të ketë koordinim dhe një plan zbatimi të përbashkët, ashtu sikurse për çdo temë tjetër që lidhet me sigurinë.

Osmani u shpreh se hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e mjeteve duhet të jetë një sukses i përhershëm dhe jo i momentit. Sipas saj ky është edhe qëllimi i aleatëve.

“Ura patjetër që duhet të hapet por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet mbetet e hapur, e jo që kur të hapet nxit një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të, a është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes policisë sonë dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptar në këtë tokë që pajtohet me një gjë të tillë.”

Osmani u tregua më e ashpër me Bashkimin Evropian deklaratat e disa prej zyrtarëve i cilësoi raciste. Ajo tha se kundërshton fuqishëm që tema e hapjes së urës të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

“Nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Republikës së Kosovës, dialog me Serbinë për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të ishte kundër kushtetues dhe kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës, por dialog me shpëtimtarët tanë, ajo jo vetëm që është e nevojshme dhe e domosdoshme por është në interesin tonë mbi të gjitha.”

Presidentja u shpreh se aleatët e shohin situatën në një pasqyrë me të gjerë duke thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të bëhet koordinimi me Shtetet e Bashkuara.

“Paqja dhe siguria në Kosovë nuk e afekton vetëm Kosovën, afekton paqen dhe sigurinë në suaza shumë më të gjera, e në veçanti në rastin tonë kur ne të gjithë e dimë historinë, e mbajmë në mend ‘99 nuk është para dy shekujsh është para dy dekadash e gjysmë, pra e mbajnë të gjithë në mend që sot e gëzojmë këtë paqe dhe siguri sepse kemi vepruar bashkë me aleatët.”

Këto deklarata Osmani i bëri pas vizitës që pati në Komunën e Vitisë ku u takua me kryetarin Sokol Haliti.

Next Post
Banka e Shqipërisë: Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës

Banka e Shqipërisë: Kriza e çmimeve është pjesë e së shkuarës

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In