• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ura e Ibrit “përplas” Osmanin me Kurtin/ Nazarko: Hapja e saj mund të krijojë rrethana për incidente

by S T
15/08/2024 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se çdo vendim i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit duhet të ndërmerret pas konsultimeve me Brukselin Zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo çështje ka qenë temë kryesore në Kosovë, ndërsa ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se një hapje e Urës mund të çojë në lëndimin e ushtarëve të KFOR.

Por, cilat janë rrethanat që e kanë bindur Albin Kurtin se hapja e urës së Ibrit është një veprim i duhur në këto momente?

Analisti i njohur Mentor Nazarko, i ftuar në “News Line” në ABC News, u shpreh se arsyeja imediate e këtij qëndrimi të Albin Kurtit janë interesat elektorale.

“Çfarë ka ndodhur që e shtyn z.Kurti që të zgjedhë një veprim të tillë, që e çon në përplasja me perëndimoret. Arsyeja e parë më imediate mendoj janë zgjedhjet. Frymëzimi i Kurtit duket që është ngushtësisht elektoral”, tha ai.

Ai theksoi se çështja e hapjes së urës së Ibrit ka krijuar përplasje mes vetë institucioneve të Kosovës (presidencë-kryeministri), por dhe Bashkimit Evropian.

“Kemi një përplasje në pozicion shumë të qartë, midis institucioneve të Kosovës; kryeministrit, presidencës, partive politike, por edhe BE të përfaqësuar nga zëdhënësit dhe nga Lajçak. BE thotë se hapja ose jo e urës duhet të diskutohet në Bruksel, ndërsa Kosova thotë se nuk duhet të jetë pjesë diskutimeve”, tha ai.

Analisti theksoi se SHBA ia ka bërë të qarta arsyet e sigurisë se pse Kosova nuk duhet të bëjë në “kokën” e saj, sa i takon qasjes për hapjen e urës së Ibrit.

“SHBA i kanë bërë të qartë arsyet e sigurisë dhe këto janë çështje që duhen të bëhen temë diskutimesh në opinionin kosovar. Serbia nuk është duke reaguar në mënyrë kritike. Kjo është një nga ato gracka, që Serbia po përpiqet, që t’i ngrejë Kosovës dhe nuk është çudi që një hapje e Urës mund të hipnotizohet se krijohen rrethanat për incidente dhe përplasje mes dy komuniteteve”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se thirrjet e SHBA për koordinim dhe bashkërendim veprimesh nuk janë kundër shtetit të Kosovës. Krahas kësaj, Osmani ka deklaruar se dialogu me Serbinë për urën e Ibrit është kundër kushtetutës dhe kundër sovranitetit të vendit.

Sipas Nazarkos, qasja që duhet të ndjekë Kosova është ajo që ka deklaruar presidentja Vjosa Osmani, e cila vazhdon të ruajë në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me aleatin kryesor të pavarësisë së vendit, SHBA-në.

“Zgjidhja është ajo që propozon presidentja e Kosovës, e cila vazhdon të ruajë komunikimin me SHBA. Ajo është e vetmja që komunikon me ShBA dhe perëndimorët, megjithatë e teproi kur zgjodhi një gjuhë përplasjeje me BE. Ajo është mes dy zjarresh, ajo po përpiqet të tregojë unitetin e Kosovës dhe po përpiqen të përçojë në opinionin publik pozicionin e SHBA”, tha ai.

Next Post
Ukraina vijon ofensivën brenda territorit rus,Publikohen pamjet nga kapja rob e mbi 100 ushtarëve të Putinit (VIDEO)

Ukraina vijon ofensivën brenda territorit rus,Publikohen pamjet nga kapja rob e mbi 100 ushtarëve të Putinit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In