• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

UNMIK s’largohet nga Kosova, pritet modifikim në Këshillin e Sigurimit

by Java News
31/10/2018 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë.

Në konferencën e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, i dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Security Council Report.

Këshilli i Sigurimit ka vendosur si praktikë mbajtjen e takimeve informuese një here në tre muaj, megjithëse rezoluta 1244 nuk e ka përcaktuar si duhet bërë raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit në muajin gusht, Mbretëria e Bashkuar vendosi të mos mbahet takimi për Kosovën. Ambasadorja Karen Pierce, tha se Kosova nuk ka kërkuar takime të tilla dhe se Këshilli i Sigurimit duhet të fokusohet në çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare, që kërkojnë detyrime më të mëdha.

Haley: Rishikim strategjik të misionit

Në letrën e saj dërguar më 9 tetor Sekretarit të Përgjithshëm, ambasadorja e SHBA, Nikki Haley i kërkoi Sekretariatit të inicojë një rishikim strategjik të misionit dhe të zhvillojë një strategji për t’ i dhënë fund UNMIK-ut. Një nga temat kryesore, me të cilën Këshilli i Sigurimit përballet në Kosovë është ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Një çështje tjetër është roli që mund të luajë UNMIK për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës.

Këshilli do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet për një marrëveshje të mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe mundësinë për rregullime territoriale. Një nga çështjet e Këshillit, është nëse kjo mund të ketë efekt destabilizues në vendet fqinje duke nxitur tensionet etnike në rajon, shkruan Security Council Report.

Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, sidomos SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë theksuar mungesën e nevojës për ciklin e raportimeve aktuale dhe kanë bërë thirrje për zvogëlimin e misionit për shkak të stabilitetit relativ në bazë. Ka rritje të numrit të vendeve që ndajnë këto pikëpamje, prandaj Këshilli mund të marrë parasysh propozime për ndryshimin e ciklit të raportimeve, përfshirë ndryshimin e formatit të takimeve për konsultime. Sa i përket efektivitetit të misionit, Këshilli mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të kryesojë një rishikim strategjik, për të parë mënyrat e rritjes së efektivitetit të UNMIK-ut./DW

a.ç

Next Post
U ekzekutua nga RENEA, Kaçifa ishte arrestuar në Greqi për hashash

Ekspertiza për trupin e Kaçifas, asnjë grek në grupin e mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In