• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti i Tiranës, detajon kriteret e pranimit në 6 fakultetet e tij  

by Java News
18/02/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Universiteti i Tiranës ka bërë publike kriteret e reja të pranimit të studentëve për vitin akademik 2017-2018. “Gazeta Shqiptare”, në tabelat bashkangjitur shkrimit, publikon të detajuar lëndët preferenciale dhe kriteret e reja për çdo program studimi që ofrohet në UT. Në muajin mars maturantët do të mund të plotësojnë formularin A1 ku do të zgjedhin dy lëndët që do të japin si provim me zgjedhje ndaj duhet që të kenë njohuri në lidhje me kriteret e pranimit në çdo program studimi. Parësore për maturantët në përzgjedhjen e dy lëndëve me zgjedhje është që të zgjedhin lëndë që kanë bindje se do marrin notë të mirë.
FAKULTETI I DREJTËSISË
Maturantët që do të aplikojnë në Fakultetin e Drejtë- sisë, 50% të pikëve i marrin nga mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, përfshi mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 50 % të vlerësimit do ta ketë nota mesatare e pesë lëndëve preferenciale (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë provimet e maturës shtetërore), të cilat janë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori, Qytetari, Ekonomi, Gjuhë e huaj ( e parë ) dhe secila prej tyre vlerësohet me 10%.
FAKULTETI I EKONOMISË
Fakulteti i Ekonomisë i ka bërë publike kriteret e pranimit që në muajin dhjetor, dhe formula e përzgjedhjes së studentëve është e njëjtë me vitin e shkuar, ku nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), të cilat përbëjnë 50 % të vlerësimit. Ndërsa 50 përqindëshin tjetër të vlerësimit kandidatët që do të aplikojnë te Ekonomiku i marrin nga nota mesatare e grup lëndëve preferenciale, (për të gjithë vitet, gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore). Në secilin program studimi, Ekonomia dhe Matematika kanë secila nga 15% të peshës, ndërsa dy lëndët e tjera Fizikë dhe Gjuhë e huaj nga 10%. Pra, maturantët që mesataret e këtyre lëndëve, për të tre vitet e studimit, i kanë të larta, kanë më shumë shanse të fitojnë të drejtën e studimit.
FAKULTETI I FILOLOGJISË
Ndryshime në kriteret e pranimit nga viti i kaluar ka Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pasi në këtë fakultet nuk ka lëndë preferenciale. Për të gjitha programet e studimit në këtë fakultet, do të vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme ndërsa me 20 % të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e lëndëve të maturës shtetërore.
GJUHËT E HUAJA
Kriteret e pranimit për vitin e ri akademik kanë ndryshime edhe për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pasi e ka hequr fare grupin e lëndëve preferenciale që kishte një vit më parë, ku ishin të listuar 5 lëndë. Në vendimin e këtij fakulteti përcaktohet se studentët për vitin e ri akademik 2017-2018 do të pranohen vetëm në bazë të notës mesatare të tre viteve të gjimnazit përfshi edhe provimet e maturës.
SHKENCAT E NATYRËS
Në këtë fakultet 25% të pikëve maturantët i marrin nga mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë dhe 25% mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore. Gjysmën tjetër të pikëve, pra 50% ata i marrin nga nota mesatare e grup lëndëve (kurrikula bërthamë). Në grup lëndët preferenciale të këtij fakulteti përfshihen lëndët biologji, kimi, fizikë dhe matematikë, por vlerësimi është në varësi të programit të studimit(shiko tabelën bashkëngjitur për detajimin).
SHKENCAT SOCIALE
Për të hyrë në Fakultetin e Shkencave Sociale, vlerësimi do të bëhet i tillë: Nota mesatare e thjeshtë e tri viteve të shkollimit 50% e vlerësimit; Nota mesatare e thjeshte e tri provimeve të maturës të detyrueshme (gjuhë dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj) 40% e vlerësimit. Ndërsa 10% të pikëve kandidati i merr nga një provim me zgjedhje, ku përfshihen: Qytetari, Sociologji, Filozofi, Psikologji, Histori, Gjeografi, Biologji, Ekonomi, Teknologji. Nëse maturanti jep dy provime me zgjedhje nga lista e mësipërme atëherë llogaritja bëhet duke marrë notën mesatare të tyre.
ma.me
Next Post
Gazi Paja: I respektoj gazetarët, por ata nuk duhet të fyejnë

Gazi Paja: I respektoj gazetarët, por ata nuk duhet të fyejnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In