Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi u dekorua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës.
Ky titull, intelektualit, humanistit dhe atdhetarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, i jepet për flijimin e tij deri në vetëmohim për çështjen kombëtare, për kontributin e jashtëzakonshëm prej humanistit dhe për sakrificat sublime për arsimin kulturën dhe shkencën shqiptare. Kështu është thënë në arsyetimin për këtë çmim.
Ne emër të Demaçit, ishte nipi i tij, Diell Demaçi, që mori titullin nga rektori i Universitetit, Vullnet Ameti.
Me këtë rast, fjalë përshëndetëse patën edhe ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla. (b.an)