• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti i Harvardit heq lëkurën e njeriut nga libri i vjetër

by A R
29/03/2024 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti i Harvardit ka hequr lidhjen e një libri të shekullit XIX që përbëhej nga lëkura e njeriut.

“Des Destinées de l’Ame” (Destinies of the Soul) ka qenë pjesë e koleksionit të bibliotekës Houghton që prej vitit 1934. Në 2014, shkencëtarët dolën në përfundimin se materiali me të cilin ishte lidhur libri ishte lëkurë njeriu.

Por tani universiteti prestigjioz ka njoftuar se e ka hequr lidhjen për shkak të “natyrës së papëlqyeshme nga ana etike të origjinës së librit dhe historisë pasuese”.

“Des Destinées de l’Ame” është një meditim për shpirtin dhe jetën pas vdekjes, i shkruar nga Arsène Houssaye në mes të viteve 1880.

Thuhet se ai ia dha mikut të tij, dr. Ludovic Bouland që më pas e lidhi librin me lëkurën e marrë nga trupi i një pacienteje të paidentifikuar që kishte vdekur për shkaqe natyrale.

Universiteti tha se po kërkon mënyra që të sigurohet që “mbetjeve njerëzore do t’u jepet një vend i respektueshëm që t’i rikthejë dinjitetin gruas, lëkura e së cilës është përdorur”. Biblioteka po “kryen kërkime biografike dhe prejardhjeje për pacienten anonime”, thuhet në deklaratë.

Brenda “Des Destinées de l’Ame” ndodhet një shënim nga dr. Bouland që thotë se në kopertinë nuk ka asnjë zbukurim për “të ruajtur elegancën e tij”.

“Kam ruajtur këtë copëz lëkure njeriu të marrë nga shpina e një gruaje. Një libër për shpirtin njerëzor meritonte të kishte një kopertinë njerëzore”.

Lidhja e librave me lëkurë njeriu (bibliopegjia antropodermike) daton që prej shekullit XVI.

/a.r

Next Post
17 vite bashkë, çifti me tre fëmijë zbulon se janë kushërinj

17 vite bashkë, çifti me tre fëmijë zbulon se janë kushërinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com