• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti Bujqësor i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

by A R
15/04/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr çdo ditë e më shumë pamjen e një kampusi të mirëfilltë universitar. Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh infrastrukturore, duke krijuar kushte më të mira për studentët, të denja për një tempull të dijes. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryen në territorin e universitetit, ndërsa bashkë me stafin pedagogjik mori pjesë në mbjelljen e 150 pemëve të reja. Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës dhe qeveria po bashkëpunojnë për t’i dhënë këtij universiteti pamjen dhe rëndësinë që meriton.

“Universitetet tona kanë fuqi ligjore, kur vjen puna tek pavarësia akademike, ama duhet të kenë edhe pavarësi financiare, ndaj bashkë me kryeministrin jemi duke bërë investime që po e konturojnë dhe modernizojnë këto hapësirave. Qeveria ka dhënë një fond për të bërë rrethimin dhe sistemimin, për të treguar se ky vend ka zot, sepse e quajmë realisht një tempull të dijes dhe jo një vend që mund të zaptohet apo ku mund të kullosë bagëtia. Kurse, Bashkia e Tiranës po bën ndërhyrje të brendshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se investimet në këtë hapësirë universitare kanë prekur kryesisht rrugët, trotuaret, pjesët rekreative, si dhe të gjithë infrastrukturën nëntokësore. “Më vjen mirë që kemi bërë disa ndërhyrje shumë të nevojshme, kur vjen puna tek infrastruktura, rrugët lidhëse, dhe jam shumë i lumtur që dëgjoj nga përfaqësues të Universitetit që edhe këtu është dëshira, që në një farë mënyre të imitohet Tirana. Pra, hapësirat qendrore të jenë në funksion të njerëzve, jo në funksion të makinave, një pedonalizim, kthim në park, ku çdokush të ketë kënaqësi që vjen në shkollë, që jep mësim, kënaqësi që del shëtitje me familjen”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se falë këtyre investimeve, Universiteti Bujqësor i Tiranës po kthehet në një qendër jo vetëm arsimimi, por edhe në një hapësirë rekreative dhe që po aksesohet gjithmonë e më shumë nga banorët e Njësisë 11.

Zv. Rektori i Universitetit Bujqësor, Sulejman Sulçe falenderoi kryetarin Veliaj për mbështetjen dhe vëmendjen që ka treguar për këtë kampus, ndërsa shprehu besimin se bashkëpunimi që ekziston do të vazhdojë edhe më tej. “Sot që po flasim, UB ka mbjellë 620 pemë dhe i shtohet edhe kontributi i 125 pemëve nga Bashkia e Tiranës. Jemi shpresëplotë se bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë”, tha Sulçe.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës po ndërtohen 800 metra rrugë dhe trotuare, si dhe 280 metra pedonale. Gjithashtu, po kryhet investim në kanalizimin e ujërave të zeza, ndërsa shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i rrethimit të kampusit.

a.ç

Next Post
Pabarazia po thellohet dhe s’ka për t’u ndalur në periudhë afatshkurtër!

Pabarazia po thellohet dhe s’ka për t’u ndalur në periudhë afatshkurtër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In