• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, kush përfiton bursë dhe dokumentet që duhet të paraqisni

by Java News
28/11/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët që ndjekin një program të dytë studimi, ata që janë të ndarë nga trungu familjar, mbetësit në lëndë të caktuara gjatë vitit të shkuar akademik, si dhe kandidatët që nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda afatit të caktuar, nuk mund të paraqesin kërkesë për të përfituar bursë përgjatë këtij viti akademik.

Autoritetet drejtuese të fakulteteve kanë zbardhur kriteret e ndarjes së bursave për studentët e kategorive në nevojë, kandidatëve që ndjekin studimet në programe që klasifikohen si prioritet, si dhe studentët e shkëlqyer, të cilët duhet të ndjekin procedurat e aplikimit për të fituar bursën. Përzgjedhja e kandidatëve që do të trajtohen me bursë gjatë këtij viti përcaktohet nga aplikimi me anë të dosjes. Kështu, studentët e viteve të dyta, të viteve të treta, etj, duhet të paraqiten pranë zyrave përkatëse të fakultetit të tyre për të dorëzuar në kohë dokumentet e duhura për të fituar bursën.

Drejtuesit e Fakultetit të Histori-Filologjisë, bëjnë me dije se: “Kandidatët që plotësojnë kushtet për të përfituar bursë për vijimin e studimeve nga viti i dytë e lart, duhet që të dorëzojnë dokumentet e kërkuara pranë zyrës së financës brenda datës 4 dhjetor. Deklaratat që duhet të plotësoni mund t’i tërhiqni pranë zyrës së informacionit të këtij fakulteti. Dorëzimi i dokumenteve për studentët e vitit të dytë bëhet në oraret 10:00-12:00, ndërsa për studentët e viteve të treta dokumentet pranohen nga ora 12:00-14:00. Pranimi i dokumenteve do të lejohet deri në datën 4 dhjetor”.

E njëjta procedurë aplikimi do të ndiqet edhe nga fakultetet e tjera publike të kryeqytetit, si dhe në rrethe. Afatet e aplikimit janë të ndryshme sipas fakulteteve. “Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të ciklit “Bachelor” me kohë të plotë, që vijnë nga shtresat sociale në nevojë dhe që kanë përgatitur dokumentacion për përfitim burse për vitin akademik 2017- 2018, për shkak të ditëve të pushimit në festat e nëntorit, bëhet me dije se shtyhet afati përfundimtar i dorëzimit të dokumenteve deri në datën 6 dhjetor. Në datat  27-29 nëntor nuk bëhen dorëzime dokumentesh për përfitim burse. Në ditët e lejuara, orari i dorëzimit është nga ora 14:00-18:00, ndërsa të shtunën, pranimi i dokumenteve mund të bëhet nga ora 09:00- 13:00”, bëjnë me dije autoritetet drejtuese të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Sipas ekspertëve të fakulteteve, të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet që të dorëzohen personalisht nga vetë studenti, ose nga njëri prej prindërve, si dhe duhet të jenë të vulosura dhe nënshkruara nga personat përgjegjës. Po ashtu bëhet me dije se këto dokumente duhet të jenë pa korrigjime dhe me numër protokolli, ose të jenë të lëshuara sipas formave që njeh legjislacioni shqiptar në fuqi. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar listën zyrtare të 12 dokumenteve që duhet të paraqisni në dosjen e aplikimit. Mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon me humbje të së drejtës së përfitimit të bursës.

Dokumentet që duhet të paraqisni për t’u pajisur me bursë për 2017-2018

1. Certifikatën e gjendjes familjare. (Nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar, vetëm në rastet kur studenti është i martuar dhe akomodohet në konvikte publike).

2. Vërtetimin e ndihmës ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

3. Vërtetimin për studentet me aftësi të kufizuara nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë që janë përfitues të kësaj pagese.

4. Për vëllezërit dhe motrat që vazhdojnë shkollën dokumentin nga shkolla (Nëse janë studentë vërtetimin nëse janë trajtuar me burse, ose jo më parë).

5. Dokumentin nga zyra e tatimeve që të vërtetojë së çdo pjesëtar nga familja e studentit duke përfshirë edhe studentin nuk ushtron aktivitet privat.

6. Vërtetimin e statusit të jetimit.

7. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore duhet që të dorëzojnë Vendimin e Gjykatës së formës së prerë.

8. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror duhet të dorëzojnë vërtetimin e marrë nga zyrat përkatëse.

9. Studentët që kanë humbur prindin në krye dhe për shkak të detyrës duhet të dorëzojnë po ashtu vendimin përkatës.

10. Vërtetimin që jeni studentë.

11. Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me burse.

12. Deklaratën personale

Nuk pranohen dokumentet për bursë për këto kategori studentësh:

• Kur janë ndarë nga trungu familjar.

• Janë duke ndjekur një program të dytë studimi.

• Kur vijnë nga familjet që ushtrojnë veprimtari private.

• Studentet që janë ngelës në vitin akademik 2016-2017.

• Studentët që nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda afatit. Gazeta Dita

a.ç

Next Post
I moshuari hap biznes me lojëra fati, përfundon në pranga

I moshuari hap biznes me lojëra fati, përfundon në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In