• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet/ Hapen aplikimet për transferime studimesh, procedura dhe dokumentet që nevojiten

by
24/08/2022 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos prurjeve të reja që hyjnë për herë të parë në auditorë, universitetet presin edhe të rinj e të reja nga degë të njëjta a të ngjashme nga institucionet e tjera të arsimit të lartë.

Kështu, shtatori nuk përkon vetëm me garën e maturantëve që duan të zënë një vend në auditor, por edhe me hapjen e konkurrimit për plotësimin e vendeve në dispozicion për transferimet, programet e dyta, kuota të veçanta apo shtetas të huaj.

Universiteti i Mjekësisë është i pari që çel dyert dhe sinjalizon të interesuarit të bëjnë gati paketën e dokumenteve, pasi në dy javët e para të shtatorit, 2-13 shtator, do të presë aplikimet.

Një komision ad hoc i ngritur posaçërisht për këtë do të marrë dhjetë ditë kohë për të shqyrtuar dosjet për të shpallur në 24 shtator fituesit. Regjistrimi i tyre do të kryhet përgjatë javës së fundit përpara se të nisë viti akademik, ndërsa në 12 deri 18 tetor do të kryhet plotësimi i kuotave të mbetura bosh. Një mekanizëm i ngjashëm si me regjistrimet e atyre që futen rishtazi në fakultete. Nisur nga përvoja e viteve të kaluara, kështu do të veprojnë edhe IAL-të e tjera publike e private.

PROCEDURA

Nuk janë pak ata që, për hir të degës, pranojnë të regjistrohen dhe ndjekin vitin e parë të studimeve pranë një universiteti që nuk e kanë lakmuar më parë, me shpresën se vitin e ardhshëm të mund të transferojnë studimet tek i dëshiruari.

Ky kontingjent pret gjithnjë shtatorin. Tanimë, thuajse ka ardhur koha për të bërë gati listën e dokumenteve që kërkohen (sipas tabelës përbri shkrimit), të cilat gjenden në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit nr.10, datë 15.9.2019, të ndryshuar dhe që është i njëjtë për të gjitha IAL-të, pa përjashtim. Por, nuk është aq e thjeshtë si procedurë.

Ata sërish duhet të garojnë midis atyre që kërkojnë të njëjtën ulëse në fakultet. Kështu, çdokush mund të aplikojë deri në pesë programe të dyta apo transferime studimesh brenda afateve të parashtruara më sipër.

Paraprakisht, duhet të dinë që, si në rastin e transferimeve ashtu edhe kur kërkojnë të studiojnë një degë të dytë, duhet të përmbushin kriterin e notës mesatare që është nota 6.5. Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve, duhet të paraqesin: Kërkesën drejtuar universitetit për programin e studimit në të cilën do të transferojnë studimet (si dhe formularin e aplikimit të plotësuar); planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse; vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur.

Studentët që transferojnë studimet nga një institucion i huaj drejt vendit tonë, duhet të dorëzojnë edhe planin e plotë të programit të studimit të përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, të cilat duhet t’i dorëzojnë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të njehsuara me origjinalin; kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme.

Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë së lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë arsimore rajonale/ zyra arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë); dy fotografi personale si dhe kopje të mandatit të pagesës për faturën e aplikimit, shuma e së cilës përcaktohet nga universitetet.

DOKUMENTET PER APLIKIM

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, paraqesin, pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve, dokumentet si më poshtë:

  1. a) kërkesën drejtuar IAL–së për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet;
  2. b) planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  3. c) vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
  4. d) studentët që transferojnë studimet e tyre nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse dhe listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, duhet t’i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin;
  5. e) fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011).

Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar/ zyrën vendore të arsimit parauniversitar (DRAP/ZVAP) përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit; e) fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

  1. f) dy fotografi personale;
  2. g) kopje të mandatpagesës

/e.d

Next Post
U zunë për një lopë/ Qëllon me armë komshiun në Kurbin, arrestohet autori

U zunë për një lopë/ Qëllon me armë komshiun në Kurbin, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com