• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet/ Degët ku mund të aplikojnë maturantët me mesatare nën 6

by Java News
09/08/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi online i aplikimeve në universitete penalizon që në hyrje kandidatët, të cilët në vitet e gjimnazit nuk kanë arritur rezultate të larta. Por kjo nuk do të thotë se ata përjashtohen nga e drejta e shkollimit.

Ndonëse kjo nuk është parashikuar në vendimin e qeverisë nr.407, datë 01.06.2016, “Për përcaktimin e notës mesatare për pranimin e kandidatëve në IAL”, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit sqaron se nota 6 nuk vlen për degët profesionale.

“Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2­ vjeçare me karakter profesional, nuk e kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në VKM”.

Plot 20 degë, në shtet e privat, janë mundësitë e përzgjedhjes për maturantët me mesatare nën notën 6, të vendosur nga qeveria si kusht për të hyrë në universitete. Ambicia e qeverisë për t’i dhënë hov shkollave të larta profesionale të larta u jep një mundësi studimi e më vonë një zanat nxënësve që nuk kanë shkëlqyer në gjimnaz. Vetëm universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ofron dhjetë programe studimi.

Bëhet fjalë për profesione kryesisht ndihmëse, apo zanate të tilla si: teknikë elektrike, hidroteknikë ujësjellës, asistent stomatologji, menaxhim ndërtimi e transporti, asistencë ligjore e administrative, teknologji automobilash, informatikë dhe teknikë rrjetesh.

Degë të tjera në privat ofrojnë mundësi studimi në profile të shumëkërkuara në tregun e punës dhe kanë të bëjnë veçanërisht me: informatikë, elektronikë, ueb dizajn, teknologji ajrimi, ndërtim gjeodezi e mekatronikë. Tashmë, i vetmi vendim që nxënësit jo të mirë duhet të marrin është pagesa e tarifës prej 2 mijë lekësh për vijimin e studimeve në një nga këto degë.

Nëse ka ende maturantë të pavendosur nëse duhet ta bëjnë një gjë të tillë, ju listojmë në tabelën përbri dhjetë mundësitë që ofron Universiteti i Durrësit. Sipas udhëzimit të MAS­it, brenda 30 gushtit, Agjencia Kombëtare e Provimeve u përcjell universiteteve listën me emrat e kandidatëve që garojnë për ato programe studimi, së bashku me notat e të gjitha viteve të shkollimit, të maturës shtetërore, si edhe tregues të tjerë vlerësimi që kërkon shkolla. Kandidatët mund ta marrin vesh nëse janë në listën e fituesve vetëm pas datës 5 shtator, ditë kur universitetet duhet të shpallin emrat e përzgjedhur./panorama/a.k

Next Post

FOTOT/ 7 këngëtaret shqiptare me një të përbashkët, të pasmet bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

NATO në provë, Rutte i bën “jehonë” Trump: Beteja për të mbajtur SHBA-të në krah të Europës

July 7, 2026
Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

Pse sulmet e Trump ndaj Melonit po shqetësojnë Perëndimin

July 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha, lajme të mira dhe mundësi të arta për të 12 shenjat e zodiakut

July 7, 2026
Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

July 7, 2026
Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

Turqia blindon Ankaranë për Samitin e NATO-s, mbi 56 mijë efektivë dhe forca xhandarmërie në terren

July 7, 2026
Përfundon rehabilitimi i një tjetër pallati, Veliaj: Do prekim çdo rrugicë

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 7, 2026
“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

“Last Dance” i Cristiano Ronaldos, del nga fusha duke qarë pas ndeshjes së fundit në Botëror

July 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Njeriu i divanit

July 7, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndruehsme, reshje shiu në këto zona

July 7, 2026
Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara. Në axhendë mbrojtja dhe Ukraina

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In