• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, aplikimi online fillon në fund të korrikut

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikimi për të fituar të drejtën e studimit në një nga programet që ofrohen nga 34 institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, do të fillojë në fund të muajit korrik. Për herë të parë pjesë e aplikimit veç 12 universitete publike do të bëhen edhe 22 universitet private. Maturantët këtë vit do të aplikojnë nëpërmjet formularit të aplikimit, ku do të kenë të drejtën të regjistrohen në 10 programe studimi. Ndryshe nga formulari 2, ku kishte shumë rëndësi renditja e preferencave, në këtë formular renditja e 10 degëve që preferon kandidati nuk kanë rëndësi.

Sipas zv.ministres së Arsimit, Nora Malaj, draftudhëzimi është dërguar për diskutim në institucionet e arsimit të lartë dhe më pas të miratohet. Në lidhje me kuotat, ajo ka sqaruar se “kuotat e miratuara nga senatet e universiteteve janë përfundimtare, nuk do miratohen më nga qeveria”.

APLIKIMI ONLINE

Sipas zv.ministres, Nora Malaj, afati i aplikimit në universitet u shty për në fund të muajit korrik, për shkak të disa problemeve teknike që kanë ardhur nga sekretimi i provimeve të maturës, pasi në disa raste nuk është përputhur kodi me emrin e maturantit si dhe hedhja në sistem e të dhënave dhe të maturantëve të shkollave profesionale. Ndaj për këto arsye në shkollat e mesme vijohet të hidhen në sistem të dhënat e maturantëve, përgjatë tri viteve. Edhe pse afati i fundit në rregullore të Maturës Shtetërore është përcaktuar data 15 korrik.

“Brenda datës 15 korrik, të gjithë maturantët që duan të vazhdojë studimet duhet të plotësojnë bazën e të dhënave për të gjitha vitet e shkollës së mesme” përcaktohet në pikën 8, neni 10 të Rregullores së Maturës Shtetërore 2016. “Aplikimi në universitetet publike dhe private do të bëhet online nëpërmjet formularit të aplikimit, në bazë të grafikut të datave që do të përcaktohen për çdo DAR/ZA”,-theksoi Malaj. Sa i përket tarifës që do të duhet të paguajnë maturantët për aplikim ajo do jetë 2 mijë lekë. “Plotësimi i formularit të aplikimit, ashtu si është vepruar vitet e tjera me plotësimin e formularit A2, do jetë kundrejt një pagese prej 2 mijë lekësh”,- sqaroi Malaj.

Sipas zv.ministres aplikimi do të kryhet në fund të muajit korrik, pasi Agjencia Kombëtare e Provimeve të ketë hapur portalin “matura shtetërore online”. Formularin e aplikimit kanë të drejtë ta plotësojnë të gjithë maturantët që kanë kaluar me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2016, si dhe kandidatët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar formularin A1Z. Po ashtu, sistemi automatik skualifikon aplikantët që nuk kanë mesataren 6 apo një mesatare të dytë për degë specifike të miratuara nga vetë universitetet.

Nëse maturanti aplikues e ka mesataren e futur në sistem nga sekretaritë mësimore të shkollave të mesme më të vogël se 6.0, atëherë ai mund të përzgjedhë vetëm programet e studimit dyvjeçar (profesionale) që ofrohen nga disa universitete shtetërore dhe private, në bazë të vendimit të qeverisë. Pas aplikimit në portal, AKP u përcjell universiteteve numrin dhe gjithë të dhënat e aplikuesve për secilën degë. Ajo çfarë bëjnë universitetet në këtë moment është publikimi i listës së aplikantëve. Një vijë e kuqe përcakton fituesit e fazës së parë të cilët do të kenë 7 ditë kohë të bëjnë regjistrimin me dokumentacion në universitet.

BW/d.i.

 

Next Post

Shkodër/ Flet 35-vjeçarja që vrau burrin me sëpatë: Më dhunonte shpesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In