Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot në Kuvend reformën në arësim duke nënvizuar se mazhoranca bëri reformë dhe sistem për fituesit dhe jo për ngelësit që bëri PD. Sipas tij, studentët janë rreshtuar në lista sipas meritës së tyre.
“Ka një shtyrje disa ditore për një arësye objektive. Ishte hera e parë që testohej sistemi. Në të gjitha rastet e ankimimeve sistemi ka qenë funksional. Ankimimet vitin tjetër do të jenë më të shkurtëra. Keni gënjyer pa kufi. Mbillni hardhi me rrush gënjështrash. Universitetet publike do ti plotësojnë kuotat e tyre. Nuk ka më “qofte tek daja”. Brenda datës 27 gjithshka do të jetë e mbyllur. Ju doni sa më shumë njerëz të dëshpëruar duke menduar se kjo është aq më mirë për ju”, nënvizoi Rama.
Rama ironizon Nokën në kuvend: Flamur, ti valëvitu me kanabis
Unë i them prindërve, duke përfituar nga mundësi që na dha Flamuri, që studentët e rinj të regjistruar me sistemin e ri janë të parët studentë pas 25 vitesh që hyjnë në auditore falë meritës dhe investimeve të prindërve të tyre. Kjo është garanci se universiteti është kthyer nga merita dhe do të thellojë konkurencën në funksion të meritës, vitin tjetër kufiri për të hyrë në universitet do të rritet. Njëra rrugë është universiteti, rruga tjetër është arsimi profesional.
Ju do coheni e do flisni për hashashin, zonjë, nga të gjithë studimet ka dal një përfundim se kush flet shumë e për lumë për drogën fillon e toksikohet. Bëni kujdes se po hyni në një proces toksikimi dhe do iu behet kaq e përditshme sa do thoni; a ta ndezim ndonjë cigare hashash.
Ora 13:40 Rama: Mos ik Jozefinë, leja Lucioanos se ta përkthen ai më pas, ik
Sot duke regjistruar cdo ditë ata që janë në radhë sipas meritës me vijën e kuqe në publik apo privat. Ju thoni se kjo është për të shkuar tek privati, por në fund të procesit do ngelen shumë kuota si tek privati se publiku pasi ndryshe nga cfarë kujtoni ju shqiptarët janë të mençur dhe maturantët si trajtoni si budallenj. Ata s’kanë dëgjuar broçkullat tuaja, por kanë aplikuar shumë tek publiku dhe s’kanë këkruar tek privati për të plotësuar kuotat. Ne nuk keni ndërmend të hapim shteg për plotësimin e kuotave duke cënuar cilësinë. Sa për publik apo privat, sipas jush prindërit që paguajnë taksa për ta mbajtur në këmbë shtetin e cojnë fëmijët tek privati duhet të jenë qytetarë të dorës së dytë.
Ju jeni armiq të universiteteve private dhe cudia është se u bëtë armiq kur ata u mbyllën si ndërmarrje fitimprurëse që ndanin fitimet e parë me ju . Nuk ka arsyetim tjetër që të pranojë universitet private si ato që latë ju pas. që përvëluan mijëra studentë e familje dhe shkatërruan ëndrrat e investimet e familjeve me arsimin tuaj privat. Ne e kthejmë arsimin privat në shërbim publik të stadnardizuar e monitoruar në bazë të ligjit me arsimin shtetëror, ju bëheni armiq të privatëve. Kjo sepse ata nuk janë më pjesë ose ju s’jemi më pjesë në atë thes mëkatesh në kurriz të mijëra studentëve e familjesh.
Këtu ka dy botë që nuk kanë lidhe me njëra-tjetrën për gjëra që Europa e bota i kanë zgjidh para shekujsh.
Ora 13:35 Rama: Ju fabrikoni gënjeshtra, kohë e humbur t’ju kundërshtoj
“Flamur, përpara dy javësh u çua Saliu, e cove ti në fakt se ti je ai i terrenit dhe bëtë këtu një maskaradë që një shkollë e tërë ishte helmuar nga një tym dhe ministri e ftoj ish kryeministrin të pritej ekspertiza mjekësore tha, po tha, patjetër do ta presim ekspertizën sepse kam respekt për ata mjekë, por informacioni që ka marrë Flamuri thotë kështu kështu. Tani, çfarë dëgjuam e çfarë duhet të endmi ata që kanë akoma nge e nerva ta ndjekin këtë parlament kur dëgjuan që një shkollë u helmua nga tymi i kanabisit që ishte mbledhur tek oborri?
Do mendonin, o Zot në cfarë shkollash i cojmë fëmijët, por ja që ekspertiza mjekësore për të cilën vetë Berisha tha se ka respekt thotë tërësisht atë që u tha këtu nga ministri në bazë të informacioneve të para. Prandaj, ju abuzoni e thoni gënjeshtra cdo të enjte shpifje e fabrikime kolosale dhe arsyeja pse dal këtu nuk është t’iu bind a kundërshtoj, se është kohë e humbur, por dal t’iu vë ju dhe ne përpara njerëzve dhe ata gjykojnë e vendosin. Ju nuk hiqni dorë, vijoni me idenë se shpif se dicka mbetet me idenë t’ia nxijnë jetën njerëzve me thagma, alarme e shohim se ça do korrim. Jeni një prezencë këtu që e thoni vetë saherë që flisni se po nuk pati një fatkeqësi nuk dini ca thoni, ju shyqyr që ndodh një fatkeqësi që të merni frymë e të vini e të shkarkoheni. U bëra tre vite në parlament nuk mbaj mend të kem dëgjuar kjo është keq, ja si duhet bërë.
Kjo është zgjedhja juaj, vijoni kështu,qershori po vjen.
Jozefinë nuk duhet ta kishe thënë pasi kam dëgjuar se kur i thoshe grupit të PS vazhdoni vazhdoni se Saliun do e keni këtu deri në 2024 parashikimet e tua nuk të dalin, kur parashikon se nuk do jem këtu gabin. Fantiku nuk ndryshon mendje por argumenta. Unë flas me fakte ti vijon me kantilenën. Ja shifrat. Janë 22 mijë aplikantë në universitete, e di që si merr parasysh por dëgjoji, tani janë 15 mijë e 22 të regjistruar që sot janë në auditore, auditoret nuk janë bosh që nuk duan tia dinë për nder partisë apo kushëririt, as xhepit të babait, as shansit qorr. Dëgjo me vëmendje, 19 mijë 165 janë të regjistruar, 15 mijë e 22 në publik dhe 4143 në privat. Nuk e kam fshehur, është turp që PD e djathta popullore që kur thoni privat e thoni me të njëjtën neveri sic thoshte Saliu, fjalën kulak. Thjesht ka ndryshuar kulaku me privatin si terminologji për ju. Për ne, në daç në programin e reformë nuk ka dallim, janë universitete të kësaj republike që financohen nga shteti ose privati. Sot sistemi i universitetev private ka ndryshime, pasi kur themi se nuk bën shkollë me mesatare 6 e poshtë kjo vlen edhe për privatët“.
Ora 13:25 Noka: Jepini një rrotë sallami në gojë, që ta mbyllë
Deputeti i PD, Flamur Noka ka shpërthyer pas fjalës së kryeministrit Rama.
“Unë jam deputet që e mirëkuptoj kryeministrin për fjalërt përshesh e kazan se kur ishte në Francë hante përshesh në kazanët e Parisit, sot nuk ishte koha kur të hante.
Në Fushë-Krujë, nxënësit e një shkolle, unë nuk qesh se unë jam gati që të qaj për ata fëmijë, katër vajza të kalës së 8 u transportuan në qendër shëndetësore se u ndez një tym aty, ai ishte tym dhe ka dyshime që u konsumua hashash në shkollë. Në vend që të shqetësohet për këtë Rama, vjen e bën dokrra. Jepini një rrot sallami në gojë e të mbyllë gojën”
Ora 13: 20 Boçi: Maturantët fituan, por jo ku dëshironin
“Kryeministri, në pjesën e dytë hyri në regjistrin tënd, në llumin tuaj. Pjesa tjetër e së vërtetës që luhet këtu, në asnjë deklaratë nuk kemi thënë se studentët nuk regjistrohen dot në një ditë, mos luaj me lodra fjalësh sepse ju keni dhënë 6 mijë kuota më shumë, studentët do shkojnë por pas furtunës nuk do të shkojnë në degën e duhur. Maturantët fituan një shkollë por jo të drejtën e studimit ku dëshironin e ku meritonin. Kjo është lufta jonë, këtë kemi thënë, kush ka thënë se ato nuk do shkojnë??? Ata do shkojnë, por në një degë të imponuar në universitet publik ose jo publik. Ke ngel ti more burrë në klasë dhe nuk e pranon. Është dita e parë dhe vitet e para janë bosh auditoret, Rrezikojnë të mbyllen filialet e rretheve. Mësuesja e Harri Fullsit tha, “Si ka mundësi që në përfundim të raundit të hytë asnjë nxënës i Harri Fullsit nuk ka fituar dhe ju keni thënë po është e vërtetë”
Ora 13:15 Brace: Po konsumoni debate pa vlerë
“Unë u ngrita pak më herët dhe kërkova që të respektohet rregullorja. Kjo seancë po mbaron, këtë film e kemi parë në cdo seancë, ata që regjistrojnë emrin për të folur në seancë nuk u bie radha. Koha konsumohet në debate pa vlerë e s’kanë lidhje me rendin e ditës.
Tani po ndërhyj sepse kjo është një cështje e rëndësishme ndonëse këtu flasin njerëz që i shkollojnë jashtë shtetit, jo brenda, kjo ka rëndësi e nuk kanalizohet në Kuvend me muhabet. Ne po shkojmë drejt muhabetit. Kryeministri është atje dhe secili ka të drejtën ta thërrasë në seancë pyetjesh urgjente, interpelancë, zakonshme, seancë me debat, nëse ka një grup që ka shqetësim t’u depozitojë aktet dhe ta realizojë këtë dialog në cdo seancë.
Duhet të dimë radhën dhe kohën kur e marrim fjalën. Kështu sic ndodh këtu, as cështjet nuk diskutohen. Duhet të dëgjohet e vërteta me atë që po ndodh me universitetet.
Do të lutesha të kthehemi në rendin e ditës, unë hoqa dorë, nuk flas më dhe kolegët duan të flasin për cështjen e ditës”.
Ora 13:10 Topalli: Ti flet më një fjalor vulgar, të papranueshëm
Më përmende foton e një vajze, po, unë kam dal ketu sepse ishte përfaqësimi i një brezi e grupi studentësh që ti ke abuzuar emocionalisht, ti ke ndërtu sistem për të favorizuar universitetet private. Më thuaj sa studentë kanë shku në privat, ti mund të flasësh me fjalor vulgar e të papranueshëm, por ti fol me këtë fjalor sepse humb pikë e konsensuse, Sot një vit ti nuk do jesh këtu.
Ora 13:00 Rama: Jozefinë me Tinkën, je rrotë më rrotë, se në PD nuk ke vend, ta mori Luli
Jozefinë, the ç’nuk the por s’kuptohet ca the, nuk jam i sigurtë se nuk e dije ca deshe me thanë, fola për fakte, sic fola dhe herës tjetër kur dole me fotografinë dhe konkurrove me Tinka Kurtin, me atë e ke konkurencën se me atë e ke, se në PD nuk e ke se e mori Luli. Kam pranu se në konkurencë me Tinkën e kam pranu se je rrotë më rrotë. Herës së kaluar të thashe se po gënjen, kush nuk është këtu, Tinka? Sa të ketë ty Tinka ajo të rrijë e qetë. Jozefinë, të fola për fakte, të tash se po abuzon me një njeri fotografinë e të cilës e nxorre këtu dhe bëra atë kantilenën tënde të zakonshme dhe nuk deshe të dish deri në fund se po gënjen.
Unë isha 100% dakort me Lucianon, ca thashë unë? Luciano cdo javë ka fjalimin e vet për arsimin dhe sipas javës thotë atë që duhet të thoshit jo atë që është për të thënë. Sot Luciano tha ja ku janë kuotat e lira. Ai tha atë që kemi thënë ne që në ditën e parë. Mos dëgjoni PD sepse pas raundit të parë do ketë raund të dytë dhe ulje të vijës së kuqe ku do futen ata që e meritojnë. Tani që kjo doli, thoni shiko sa kuota të lira kemi, Jozefinë ti je një nga figurat e pakta këtu që ke një autoritet global dhe flet në mënyrë globale, Roma, Milano, Vjena, Pekini, ke bërë diplomaci parlamentare dhe je kryetarja e parlamentit pas luftës së dytë botërore që ke miljet më të shumta. Kur fillonte universiteti në Tiranën dhe shkodran tane?? Bëji një telefon Saliut e thuaji që të thotë se fillonte në të njëjtën kohë.
Sot universiteti fillon në të njëjtën kohë, por historia e regjistrimeve nuk fillon në janar, në kohën tonë regjistrimet fillonin deri në fund të janarit. Ju keni realizuar tejkalime normash jashtë cdo lloj imagjinate. A e kupton ndryshimin, në vend që të tregosh sa e shqetësuar je nga fjalori im, ndërkohë që ke kap një nivel që deri më sot nuk di ta ketë kapur ndonjë kolege tjetër e jotja kur kostumit tjetër i ke thënë zhele, më flet për fjalor. Unë përmenda fjalët kazan e përshesh, a janë këto fjalë të papërballueshme për ndjeshmërinë e timpanit tan?? Nuk je ngrit këtu të thuash se fjalën përshesh ia kam thënë kreut të grupit të PD i cili e ka pranuar se ha përshesh. Nëse ju hani përshesh dhe doni që t’iu quhet antipastë te SHQUP-i para se të vinin këtu, ju ashtu quajini, por që fjalën përshesh ta fusësh në fjalët që iu shqetësojnë kjo është e padrejtë. Jepini forca se po iu shtohen ata që duan të hanë tek përsheshi juaj, ku ëhstë problemi këtu? S’ka problem. Mos u shqetëso se Vjena, Parisi, Roma etj që ti e di më mirë se kur i fillon shkollat e kur i nisin e presin avionët nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Tani po tërhiqem në vendin tim sepse këtu ka të tjerë që duan të hanë përshesh.
Ora 13:10 Topalli: Ti duhesh rrezu nga kryeminister
Menjëherë pas Ramës ka replikuar deputetja e PD, Jozefina Topalli.
“Nëse kryeministri ka neveri gjatë kësaj periudhë është shkatërrimi i parlamentit për të tërheqë vëmendjen nga dështimet.
Më thoni nëse gjeni një kryemninstër tjetër të flasë një gjuhë aq vulgare aq llum sa ky që ka kryeministri sot. Unë turpërohem sepse je kryeministri. Po të ishte për mua, do të kisha sjellë njerëzit për të të rrëzu sot për mospërgjegjësinë totale në cdo fushë, ekonomi, politikë e jashtme, drejtësi, në cinizmin, sadizmit që përdor. Fole për arsimin, gabove e gënjeve, fole për shifra e më ngjasonin me shfrat e kanabisit, ku thoni se 99% e drogës është asgjësu. Ti e konsideron popullin dele, mund ta thuash por problemi është se mos harro, universitetet kanë një muaj që kanë filluar dhe këtu ende nuk janë hapur universitetet dhe vendet bosh janë për arsye se ke mbajt studentet në ankth, dhe i ke fut në panik se sdo shkojnë në universitetin që dëshirojnë për të mbushur universitetet private”.
Ora 12:55-Rama-Nokës: Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje me universitetin
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është drejtuar deputetit Noka që ndërhynte nga vendi. Ai e ka thumbuar Nokën për deklaratat mbi kanabisin, ndërsa ka vijuar sqarimin e cështjes së studentëve.
“Ju ishit qeveria e shanseve qorre. Ti Flamur, atë dorën kështu mos ma ngri mua sepse s’keni asnjë fakt, zero, ku tregoni që ja ku e ke, këtu në këtë fakultet është përzier ai që e meriton me atë që se meriton. Rezultatet, juve s’ka shifër e s’ka statistikë që iu bën të ndërroni mendim.
Flamur, ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, nuk ke lidhje me sistemin universitar, tundu e valvit mbi kanabis, me sistemin universitar s’ke lidhje ti. Meqë ma the, po të them ata që do mbeten me kuota, dëgjo këtu, ata që do mbetën me kuota të paplotësuara do të jenë privatët. Valvitu mbi kanabis, mos u merr me cështje të tjera, nuk t’i kanë ngarkuar e as nuk i mban dot në kurriz. E vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis, ha pusheshin tënd dhe kujdes se po iu shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj dhe kujdes lugën e saliut se nuk i ka lugë për të gjithë”.
Ora 12:30 Rama-opozitës: Ju jeni partia e ngelsave!
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar opozitës në sallë lidhur me akuzat për sistemin e pranimve në Universitete. Sipas Ramës, zhurma se maturantët mbetën pa shkollë ishte kot, ndërsa theksoi se raund pas raundi, secili maturant që e meritoi gjeti veten në listat e pranimeve për Universitet.
Siç ju paralajmërova herën tjetër, ti Jozefinë që erdhe këtu me një foto e një vajze duke qarë, që të paralajmëroj Jozefinë tani e ka fitue shkollën, mos u nxitoni, se do shihni brenda pak ditësh se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie ka ndodhur në gjithë këtë proces, për shkak të raundeve dhe dy raundeve që bëhet të filtrit të sistemeve që deri dhe ishte utopi, që deri tek ata që rreshtohen në listë në jetën universitare, rreshtohen sipas meritës së tyre, sipas rezultateve të tyre nga më i miri një pas një.
Do të vërtetohet me mbarimin e regjistrimeve se nuk është e vërtetë që ata që nuk do të kenë plotësuar kuotat, do të jenë privatët. Do bjerë në tokë sic iu bien ju hardhitë me rrush gënjeshtrash që mbillni këtu edhe pretendimi se ky sistem është ndërtuar në mënyrë që njerëzit të shkojnë te privati.
Ne nuk hapim rrugë për proces, nga ato procese që i mësuat njerëzit në 20 e ca vite, ky proces do batojë, shkolla do fillojë.
Ju jeni njerëz interesantë, dilni këtu e flisni se ka akoma disa ditë për të plotësuar gjithë kuotat ndëkohë që kur qeverisnit ju fillonin fakultete me 70 veta e në Janar shkonit me 150 veta. Ju kishit proces permanent regjistrimit dhe stresi që i shkakton maturantët është stresi i konkurencës.
Me Kushtetutë bëmë shtet demokratik, në realitet ju bëtë anarki pa shtet dhe i kthyet universitetet në hapësira të tejmbushura me të reja e rinj që ju iu dhatë iluzionin e një të tashmeje të sigurtë duke iu grabitur të ardhmen.
Rehatuar veten në kolltuk që të mos merreshit me ata që mbeteshin pa shkollë por duke iu thënë shkoni atje dhe 5 vite mendoni se do bëheni juristë e ekonomistë, ne po shohim punët tona. Ky sistem në këtë vit është në vitine parë të zbatimit, do bëhet cdo vit edhe më shumë stresues, më konkurrues, më i vështirë, jo më i lehtë. Është me qëllim sepse ju iu shqetëson stresi i ngelsave, ne na shqetëson e ardhmja e fituesve. E atyre që që kur hyjnë në shkollë ëndërrojnë të bëhen të suksesshë. Ne kemi ngritur sukses për të suksesshimit, ju sistem për ngelsat. Ju jeni partia e ngelsave, skeni lidhje me sistemin që duhet ta përfaqsoni ju të parët. PD e dalë nga klithma ‘E duam Shqipërinë si e gjithë Europa’, ju ia dhatë njerëzve këtë iluzion dhe iu krijuat shtigje që nga ndërtimet në lanë, që Saliu tha se ky është lumi që lidh Shqipërinë me Zvicrën, tek piramidat me Suden, Vehbiun e Saliun deri tek sistemi universitar.
Filozofia jonë është krejt tjetër, e hapur, sistemi i hyrjes në universitet nuk kalon nga kioska e dajës dhe diplomat nuk janë qoftet e dajës. Mbaruan dhe daja është te SHQUP-i tani, nuk jep më dot qofte e nuk shpërndan indulgjenca që ju i mbroni.
Brenda datës 27 që është lënë si afat fundor gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë ata që iu besuan në fillim, iu besuan se përputhët stresin me nevojën e pa ngushëllueshme për njerëz të dëshpëruar. Sa më shumë njerëz të dëshpëruar aq më mirë për ju.
Po të marr unë tel tiu lexoj mesazhe të atyre që kanë hyrë në Universitet pasi iu dëgjuan juve, duhet të rrimë deri nesër këtu. Prisni, ose mos prisni, por brenda datës 27 e gjithë kjo turbullirë që krijuat do të jetë tërësisht e fashitur dshe pastaj do keni punë me ne për të gjitha të vërtetat e cilësisë. Fakultet për fakultet. Do iu tregojmë si ishte cilësia në listën fituese të juridikut kur qeverisnit ju, e si është kjo e tanishmja.
vijon
ma.me