• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Universi po vdes

by
11/08/2015 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universi po vdes

Universi dalëngadalë po vdes. Ndryshe nga sa është thënë më parë, ky përfundim vjen nga astronomët, pas studimit të 200 000 galaktikave.

Energjia e gjeneruar nga galaktikat është vetëm gjysma e asaj që ishte 2 miliardë vjet më parë, thotë një studim i bazuar mbi vëzhgimin e kozmosit me shtatë nga teleskopët më të fuqishëm të botës.

Kjo vdekje e ngadaltë po ndodh në të gjitha gjatësitë e valës së dritës, nga ajo ultraviolet te infrared.

“Universi është i destinuar të pësojë rënie duke shkuar drejt një pleqërie që zgjat përgjithmonë”, thotë prof. Simon Driver i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimet Radio Astronomike në Australinë Perëndimore.

“Figurativisht, universi është shtirë në kanape, mbuluar me batanije dhe po bëhet gati për një dremitje”, thotë ai.

Studimi, i cili ka përmasa të mëdha për shkak të sasisë së madhe të të dhënave, synon të ndërtojë hartën dhe modelin e të gjithë energjisë që universi gjeneron sot.

Në këtë mënyrë, studiuesit synojnë të hartojnë historinë e energjisë së universit.

E gjithë energjia e universit është krijuar nga shpërthimi që ne e njohim si Big Bang, i cili çoi në krijimin e kozmosit. Yjet shkëlqejnë duke e konvertuar masën e tyre në energji, një proces i përshkruar nga Ajnshtajni me ekuacionin e famshëm E=mc2 . Sidoqoftë, studiuesit thonë se ky proces i prodhimit të energjisë po dobësohet gradualisht.

Next Post

5 shkaqet që provokojnë dhimbjet në gjoks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com