Manchester Unitedi ka mposhtur 1 me 2 WBA-në në xhiron e 18-të të Premier Ligës angleze duke vazhduar të mbetet ndjekësi i parë i liderit Manchester City.
Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard realizuan golat për Unitedin, teksa Gareth Barry shënoi golin e vetëm për WBA-në.
Unitedi mbetet i dyti në tabelë me 41 pikë të tubuara, 11 më pak se City që është lider i Premier Ligës. (b.an)