Ekipi i Mourinhos ka fituar 3-0 ndaj ekipit të Shaqirit. Manchester Unitedi ka shfrytëzuar humbjen e liderit të Premier Ligës, Manchester City nga Liverpooli, për t’iu afruar në 12 pikë në tabelë.
Unitedi këtë e bëri duke mposhtur 3 me 0 Stoke Cityn në xhiron e 23-të.Antonio Valencia nisi serinë e golave në minutën e nëntë. I dyti shënoi Anthony Martial, ndërsa golin përfundimtar e realizoi Romelu Lukaku.
Në tabelë, “Djajtë e Kuqë” kanë 50 pikë në pozitën e dytë. 62 ka City në të parën, ndërsa Unitedin e ndjekin Liverpooli e Chelsea me nga 47 pikë në pozitat tre dhe katër. (b.an)