• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unioni mund të marrë një vendim veçmas për Shqipërinë, nëse nuk zgjidhen problemet mes RMV dhe Bullgarisë”

by A R
22/10/2021 00:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Zef Mazi, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tregoi se vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ai tha se ndihet optimist që ajo do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti. Për Mazin, ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është arsyeja se përse është minuar mbajtja e konferencës së parë, por shtoi se nëse çështja mes dy palëve nuk zgjidhet, atëherë mund të merret një vendim veçmas për Shqipërinë.

“Unë mendoja që fundi i vitit 2020 nuk do e gjente vendin tonë duarbosh, por realiteti është ai që është. Ju përmendët Francën, që është i madh, por në Union të gjitha shtetet kanë forcën e vet. Nuk është se nuk kanë ndodhur që edhe shtete të vogla të kërkonin probleme serioze në Union, kur fjala vjen ka të bëjë me buxhetin. Kur është diskutuar paketa e zgjerimit pati probleme dhe kjo është përdorur nga disa që nuk kishin shumë oreks për politikën e zgjerimit. Sipas analizës time, unioni Evropian nuk e kanë parë si strategji zgjerimin. Nëse lihet Ballkani Perëndimor jashtë për një kohë të gjatë, skepticizmi do rritet, e njerëzit do të lodhen. Ky vakum, do të plotësohet nga një faktor i tretë. Në Rajonin tonë fryjnë shumë era nga drejtime të ndryshme dhe ne duhet të kemi kujdes se me Unionin duhet të tregohesh i kujdesshëm. Ne kemi 30 vite që kërkojmë të futemi, jemi realisht një hap mbledhjes së parë qeveritare.

Jam optimist se mund të mbahet edhe brenda këtij viti. Gjatë këtyre mbledhjeve shpresohet të ketë një lloj zgjidhje ngërçi dhe nëse kjo mosmarrëveshje zgjidhet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, ata marrin vendimin. Nëse nuk merret vendim për këtë punë ka dhe një alternativë, që mbahet në dhjetor, para mbledhjes së samitit. Duhet të kemi parasysh se mosmarrëveshja bullgaro-maqedonas ka përpara një ngërç tjetër. Në Bullgari do të ketë zgjedhje. Bullgaria ka një rezolutë të parlamentit të saj para 4 vitesh që e pengon shtetin shqiptar pa zgjidhur një ngërç me disa pika. Zgjedhjet e nëntorit duhet të nxjerrin një mazhorancë solide për të ndryshuar rezolutën e vjetër. Aspektet e identitet janë shumë sensitive, duhet bërë durim.

Ka një propozim të ri bullgar, shtetet e unionit po ushtrojnë presion që të dyja palët të zgjidhin problemet, nëse ata i zgjidhin pikat, do të shihet se si do të eci kjo punë. Një zgjidhje ideale do të ishte që të dyja vendet të ulen në konferencën e parë në të njëjtën kohë. Nëse nuk ka dritë jeshile për një kohë të arsyeshme, nëse kjo periudhë do të mund të përcaktohet gjatë bisedimeve dy palëshe, nuk ka pse ne të mos presim.

Nuk do të kishte alternativë tjetër, sepse nuk mund të qëndronte një nga endet që i ka plotësuar të gjitha kërkesat, peng i një situate që s’ka lidhje. Unë e kam ndjekur nga afër ecurinë e diskutimeve në Bruksel, ku kanë ecur përpara për të përfunduar diskutimin rreth kornizës negociuese të Shqipërisë. Me kornizën negociuese tonën thuajse kemi përfunduar. Nga prilli vjet e deri sivjet ka ndryshim të madh në vendet e Unionit, ata janë të gjitha dakord që Shqipëria ka bërë progres. Më 12 maj vjet, Komisioni mori të 15 pikat dhe tha që janë plotësuar të gjitha. Nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare, por duhet të bëjmë çmos që të ketë një datë”, tha Mazi.

Next Post
HARTA/ Vala e parë e motit të keq po vjen, ja zonat që do të godasë në Shqipëri

Dita nis me vranësira, si ndryshojnë temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

SHBA thirrje Evropës dhe Kanadasë: Merrni përgjegjësinë për mbrojtjen konvencionale

September 15, 2026
I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

I njohur për arratisjet spektakolare/ Si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje nga burgu grek?

September 15, 2026
Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

September 15, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

Demokracia, kujtesë për vlerën e lirisë

September 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

September 15, 2026
Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm

September 15, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com