• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Unioni i Gazetarëve: Opozita të garantojë sigurinë e medias në protestë

by A R
12/05/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë dhunën e ushtruar gjatë ditës së djeshme, në mënyrë të pashembullt mbi disa përfaqësues të medieve të ndryshme, gjatë raportimeve për protestën e opozitës së vendit. Me anë të një deklarate, Unioni tha se dhuna fizike mbi reporterë dhe operatorë të disa medieve si Top Channel, ABC News, Report TV etj, përbën një akt të pandodhur prej kohësh në praktikën e raportimit të veprimtarive apo aktiviteteve politike në vend.

“Dhuna fizike, agresiviteti verbal dhe sidomos aktet e dhunimit dhe shkatërrimit të mjeteve profesionale të punës nga persona të ndryshëm në mjedise të ndryshme, shpesh edhe të maskuar, gjatë kësaj veprimtarie përbëjnë një goditje mbi gazetarët dhe mediet e vendit. Fatkeqësisht në kësi aktesh nuk mungojnë edhe individë të veshur me uniformën e policisë, çka e bën edhe më shqetësuese situatën. UGSH kërkon nga autoritetet e Policisë së Shtetit të identifikojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat që dhunuan gazetarët dhe punonjësit e medieve”, thuhet në deklaratën e UGSH-së.

“Kërkojmë nga autoritetet e drejtësisë të hapin procese për secilin rast dhe të hetojnë dhe ndëshkojnë ligjërisht personat që morën përsipër dhunimin e përfaqësuesve të medies. Në të njëjtën kohë apelojmë pranë autoriteteve më të larta institucionale dhe shtetërore të reagojnë energjikisht për ndaljen e klimës agresive dhe të rrezikshme ndaj gazetarëve dhe medieve”, vijon deklarata.

“U kërkojmë drejtuesve të opozitës politike të vendit të ushtrojnë ndikimin e tyre për garantimin e normalitetit dhe sigurisë ndaj çdo gazetari, fotoreporteri dhe operatori ndërsa, janë në krye të detyrës për pasqyrimin e veprimtarive dhe aktiviteteve politike në liri dhe mëvetësi të plotë. Rikthimi apo ripërsëritja e dhunës mbi gazetarët është akt kriminal mbi gazetarët në përgjithësi. Sekuenca dhe akte të tilla e kthejnë Shqipërinë pas dhe e renditin atë ndër vendet me demokraci plotësisht të kërcënuar”, thuhet në deklaratë.

Unioni i Gazetareve Shqiptare gjatë ditëve në vijim do të kërkojë me këmbëngulje dhe forma të shumta, ndëshkimin e dhunuesve të gazetarëve dhe punonjësve të medieve gjatë episodeve dhe zhvillimeve të datës 11 maj. “Për organizatën tonë liria dhe siguria e gazetarëve pas ngjarjeve të tilla, jane të rrezikuara dhe provokuara si asnjëherë tjetër”, përfundon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Next Post
Marrëveshja me Bujqësorin/ Veliaj: Vendimi i UBT, triumf i arsyes

"Sulmi ndaj Borchardt, njollë për partitë që përdorin dhunën për vota"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In