• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Uniformat e Urgjencës/ PD akuzon sërish: U vodhën 450 mln lekë

by Java News
04/11/2018 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE – Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, në një dalje publike ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se ka vjedhur 450 milionë le me tenderin e uniformave të urgjencës.“Kompania e përjashtuar nga tenderat ofroi uniforma pa cilësi me çmim të pajustifikuar,” deklaron ajo.

Sistemi shëndetësor në vend është përkeqësuar nga viti në vit, sepse korrupsioni dhe babëzia qeveritare po e gërryen me shpejtësi, duke u hequr qytetarëve mundësinë e një shërbimi me standarte.

Shërbimi i Urgjencës është një nga modelet e abuzimeve dhe korrupsionit të Rilindjes që, nëpërmjet fasadës, vjedh dhe shpërdoron me qindra milionë lekë.

Tenderi për uniformat e punonjësve të urgjencës me vlerë rreth 450 milionë lekë përbën një rast revoltues sesi abuzohen paratë e taksapagursve.

Rasti i denoncuar nga emisioni investigativ “Boom” provoi me dokumenta zyrtarë se një uniformë për shërbimin e urgjencës kushton rreth 800 mijë lekë, ndërsa cilësia është nga më të këqijat.

Është e papranueshme që për shërbimin e urgjencës nuk ka autoambulanca mjaftueshëm dhe Ministrja e Shëndetësisë mburret me uniformat e shtrenjta të personit.

Është jo humane që autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë shpërdoron 450 milionë lekë për uniforma të cilavepo u del boja nga cilësia e dobët.

Dyshimet se tenderi me uniformat 800 mijë lekëshe të Urgjencës është korruptiv nuk ka të bëjë vetëm me çmimin e lartë dhe të pajustifikueshëm.

Fituesja e tenderit për uniformat që reklamon Manastirliu është një kompani që nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019.

Përveç dokumentave të tenderit, Partia Demokratike po ju vë në dispozicion njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit 2 vjet më parë, ku kërkon përjashtimin nga tenderat për 3 vjet të kompanisë Marsi&Al. Në atë kohë, Policia e Shtetit e ndërpreu kontratën për uniformat e saj, sepse cilësia më të cilën ato u prodhuan, ishte skandaloze.

Kompania u dërgua për ndjekje penale nga Policia e Shtetit dhe, sipas njoftimit të tyre, Agjencisë së Prokurimit Publik i shkoi dokumentacioni për përjashtimin e kompanisë deri në vitin 2019. Ministrja Ogerta Manastirliu duhet të japë llogari për skandalin e uniformave 800 mijë lekëshe të urgjencës, që u reklamuan prej saj si standart I ri shërbimi, por që në të vërtetë fshehin një aferë korrupsioni dhe gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë,” shprehet deputetja. BW

 

Next Post
Unaza e madhe e Tiranës/ Një investim prej 210 mln euro që përfundon për 2 vjet

Unaza e madhe e Tiranës/ Një investim prej 210 mln euro që përfundon për 2 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com