Fituesi i tenderit abuziv të uniformave të policisë ishte një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, mes të cilëve një kompani shqiptare D&E Sh.p.k. dhe D&E shpk” dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l” dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. Tenderi u cilësuar abuziv dhe SPAK, vuri në pranga 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Administratori dhe pronari i kompanisë shqiptare D&E Shpk, një prej operatorëve që fitoi tenderin me uniformat e Policisë së Shtetit, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas hetimeve dhe arrestimeve të fundit.
Kadiu hedh poshtë aludimet në media se asnjë e dhënë e publikuar nuk është e vërtetë duke e cilësuar një fushatë shpifje dhe për këtë kërkon që të priten deri në fund hetimet e drejtësisë. Kadiu shkruan se të gjitha shoqëritë fituese të te tenderit janë lider në fushën e aktivitetit që ushtrojnë dhe plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara nga kjo procedure tenderimi. Ai shprehet se kompania e tij është pjesë e operatorëve fituese dhe ka vetëm 24% te pjesëmarrjes.
Megjithatë sipas SPAK rezulton se një uniforma e një polici kushton në Shqipëri ‘sa qimet e kokës’, ndërsa vetë efektivët e policisë shprehen se me uniformat kanë ftohtë në dimër e plasin vape në verë
Reagimi i plotë
Nisur nga deklaratat dhe informacionet e rreme te publikuara ne median vizive dhe ate te shkruar, ne ngarkim te personit tim Ismail Kadiu dhe D&E Shpk., gjendem i detyruar te shpjegoj faktet dhe rrethanat, si qendrojne ne te vertete, sa i perket tenderit te uniformave te Policise se Shtetit ne menyre te tille qe te kuptohet se asnje e dhene e publikuar nuk eshte e vertete.
Deklarata e disa personave te papergjegjshem qe shpifin se shoqeria fituese e tenderit ushtron aktivitet vetem ne germime dhe nuk ka lidhje me fasonerine eshte i totalisht i pavertete dhe me nje verifikim te thjeshte ne ekstraktin e shoqerise ne qendren kombetare te regjistrimeve (i aksesueshem për te gjithe), rezulton se ka ne objektin e saj te aktivitetit, dizenjimin dhe prodhimin e uniformave civile dhe ushtarake, dhe kjo vertetohet me dokumente zyrtare dhe publikisht te aksesueshme.
Shoqëria D&E duke filluar nga viti 2012, ka lidhur kontratën e pare per uniformat e ushtrise shqiptare.Ne ate kontrate, kjo shoqeri, ka qene pjese e nje konsorciumi me 2% te pjesemarrjes me firmen me prestigjoze te prodhimit te uniformave Alfredo Grassi Spa., e cila kishte 98% te pjesemarrjes.
Kjo kontrate eshte realizuar me sukeses dhe eshte pranuar nga autoriteti publik.
Ne vijim, ka ekzekutuar me sukses ne bashkepunim me Summer Conf Srl., kontraten per uniformat e administrates se burgjeve.Me pas, ne bashkëpunim me subjektin Gjergjefi Sh.p.k., ka realizuar me sukses, me Ministrine e Brendshme, tenderin per uniformat verore te Policise se Shtetit, keto per te kundershtuar pretendimin se D&E sh.p.k, nuk eshte nje kompani qe ushtron aktivitet ne fushen e fasoneve.
D&E aktualisht prodhon uniforma civile, ceremoniale dhe ushtarake, per subjekte te huaja dhe shqiptare. Ajo posedon fasonerine e specializuar me platformen e saj ne dizenjimin, printimin, prerjen, rrobaqepesine dhe hekurosjen automatike.
Kontrata e fundit, e lidhur me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka specifikat e nje projekti shume te madh, ku fitues është shpallur konsorciumi nderkombetar i perbere nga 4 shoqeri: YDS me 44.50%, Summer Conf S.r.l. me 20%, Lovers S.r.l. me 11.50% dhe në të cilin D&E Shpk., ka vetem 24% te pjesemarrjes.
Zgjedhja fitues, eshte bazuar ne dy faza te konkurrimit, e cila bazohet ne CV e shoqerive dhe aftesite teknike dhe prodhuese te Shoqerive pjesemarrese.
Konkretisht: YDS eshte lider ne prodhimin e uniformave ushtarake dhe policore, duke perfshire te gjitha pjeset perberese, duke nisur nga kepucet e deri tek kapelet.
YDS (https://www. yakupoglu.com.tr/) eshte brand global, krijuar ne Turqi ne vitin 1927 dhe pjese e Fortune 500.
YDS prodhuesi me i madh i kepuceve per policine dhe ushtrine ne Europe, e renditur nder 4 firmat me te medha ne bote ne kete sektor; eshte eksportuesi lider ne mbi 35 shtete te botes dhe kryesisht ne MB; është e para dhe e vetmja firmë, që posedon të gjitha çertifikatat ndërkombëtare EN ISO 20345-47, ISO 9001 dhe OHSAS 18001 per standardet e prodhimit te kepuceve profesionale te sigurise; eshte e vetmja firme qe ka nje laborator te standardit ISO 17025, te akredituar nga SATRA & TURKAK.
Lovers S.r.l. (https://lovers-italy.it/it), krijuar ne Itali ne vitin 1972, ka qe ne vitin 1982 qe operon ne uniformat Military & Tech për ushtrinë italiane, deri ne ditët tona. Aktiviteti i stilimit dhe prerjes eshte i vendosur ne Itali dhe qepja realizohet në dy shtete: Rumani dhe Shqipëri, filiale të cilat janë tërësisht ne pronësi dhe te kontrolluara nga shoqeria ne Itali; te gjithe sektoret operojne me makineri dhe aplikacione te gjenerates se fundit.
Summer Conf S.r.l. (http://www.summerconf.com/it/), themeluar ne Rumani ne vitin 1996, pjese e Grupit Poletti Shirts S.r.l., grup i cili është prezent edhe ne Shqipëri (nëpërmjet MBA Albania në qytetin e Durrësit), dhe është lider ne qepje te cilesise me te larte, te kemishave, pantallonave dhe kapeleve, duke u bazuar ne eksperiencen dhe profesionalizimin italian per prodhimin e veshjeve e uniformave civile e ushtarake. E çertifikuar në Humanfabric Inisiative dhe është Green Factory Mark.
Te gjitha shoqerite e cituara me lart jane shoqeri lider ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne, dhe absolutisht qe plotesonin te gjitha kriteret e kerkuara nga kjo procedure tenderimi.
Pavarësisht këtij fakti, me keqardhje vërejmë se është realizuar një fushatë shpifjesh shume e guximshme që kompani ndërkombëtare te ketyre niveleve te etiketohen si “fitues te paracaktuar”.
Për këtë qëllim, inkurajojmë organet e drejtësisë të hetojnë më tej në drejtim të faktit se cili ka qenë subjekti i cilësuar si “fitues i paracaktuar” dhe kujt i shërben kjo fushatë shpifjesh.
Ndryshe nga herët e tjera, çmimi i uniformave përfshin disa elemente te reja si: personalizimin, shpërndarjen dhe logjistiken, për secilin punonjës individual te Policise se Shtetit.
Uniformat janë individuale, pra për secilin punonjës te personalizuara sipas përmasave trupore po kaq individuale dhe u jepen ne dorezim secilit prej tyre ne gjithe territorin e RSH dhe regjistrohen ne nje baze te dhënash.
Në këtë forme realizimi shtetit nuk i ngelet asnje produkt stok, duke u eleminuar çdo dem qe me pare ishte evident.
Bazuar ne dokumentet e tenderit, rezulton se lista e cmimeve e shpallur fituese bazohet në vlerën me optimale te cmimit per njesi.
Një kapele zyrtarisht kushton vetem 2.800 leke, 15 here me pak, ose rreth 23 euro, dhe jo 350 euro sa aludohet ne menyre te ulet dhe me qellim dashakeq nga nje grup individesh te papergjegjshem dhe te keqperdorur.
Te gjitha këto shpifje dhe disinformime të një personi publik te papergjegjshem, jane bere me qellim denigrimin e D&E Sh.p.k., dhe timin personalisht.
Demi qe i eshte bere prej me se nje viti imazhit tim dhe partnereve ndërkombëtarë me të cilët unë kam bashkëpunuar dhe bashkepunoj prej shume vitesh, do te jete subjekt i nje procesi civil e penal, ku do te vihen para pergjegjesise te gjithe shkaktaret e ketij manipulimi publik, individet e keqperdorur per te bere deme qe dalin boterisht ne media me deklarata shpifese si dhe personat e tjere qe qendrojne mbrapa tyre.
Nga vitet 2013-2019, ne cilesine e sipermarresit kam kontribuar, ne afrimin e investitorëve te huaj, (partneret e D&E te siperpermendur), kjo ka ndikuar ne hapjen e me shume se 750 vendeve te reja pune, investime ne infrastrukture e teknologji, me pasoja ne rritje e ekonomisë se Republikës së Shqipërisë.
Per te permendur disa nga partneret e afruar nga bashkepunimi i D&E, po citoj Grassi Albania, e cila ka sjellë hapjen e 400 vendeve te reja pune ne Librazhd inaguruar ne vitin 2014, Lovers Albania e cila ushtron aktivitet ne Durrës dhe ka gjeneruar rreth 290 vende te reja pune, MBA Albania pjese e grupit Summerconf me aktivitet ne Durres dhe me nje kapacitet punesimi prej rreth 60 punonjesish, si dhe nenkotraktimin e disa shoqerive rajonale shqiptare. Të gjitha këto fakte janë bërë publike nëpërmjet kronikave televizive të kohës.
Ky reagim vjen i detyruar nga fushata 1-vjeçare e shpifjeve dhe hedhjes baltë në drejtim të subjektit D&E Sh.p.k. dhe 3 subjekteve ndërkombëtare. Sa më lart shpjeguam për qartësimin e opinionit publik, janë të vërteta të pamohueshme.
Nuk kam asnjë synim të hyj në debat me shpifësit dhe shtytësit e kësaj fushate denigruese.
Në kushtet kur kjo çështje është aktualisht duke u hetuar nga prokuroria, si një nga taksapaguesit më të rregullt të shtetit shqiptar, pres vijimin e hetimeve dhe inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe të identifikimit të cilido personi që ka shkelur ligjin.
Shpresoj që ky reagim të jetë dhe një shembull për Shoqatën e Fasonistëve (PEA Albania) për mbrojtjen në të ardhmen të të gjitha bizneseve shqiptare nga konkurrenca e padrejtë, me të cilën jo rrallë përballen fasonët shqiptarë në proceset e konkurrimit publik.
/b.h