• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unifikimi i frontit anti-amerikan në opozitë

by Mero Baze
06/04/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Duke nisur fushatën elektorale me sulme kundër SHBA, të cilat po i japin identitetin politik fushatës së opozitës, Berisha duket se ka arritur një fitore. I ka detyruar të heshtin gjithë partnerët e tij në koalicion, madje dhe partitë e tjera opozitare të afërta me të.

Përveç angazhimet të “qenve sulmues” që ka brenda grupimit të tij, të cilët u angazhuan kundër ambasadores së SHBA, asnjë partner brenda koalicionit, por dhe jashtë tij, nuk ka dalë me ndonjë qëndrim kundër Berishës. Vetëm Evi Kokalari, ish- frymëzuesja e platformës së tij konservatore me të cilën tentoi të gënjejë demokratët pas krizës me Lulzim Bashën, është distancuar duke paralajmëruar gjëmën që po i bën PD-së. Të tjerët duket se kanë zgjedhur ta pranojnë në heshtje betejën e tij kundër SHBA.

Parteri i tij kryesor Ilir Meta, natyrisht që ndjehet i kënaqur nga sulmi për shumë arsye. Kryesore është që vet ka qenë pararojë e sulmeve kundër SHBA në zgjedhjet e prillit 2021, duke mbajtur peshën kryesore të sulmeve kundër SHBA, madje duke shprehur dhe “gatishmërinë ta vrisnin në Malin me Gropa.

Kështu që sulmet e Berishës dhe rreshtimi i partisë së tij kundër SHBA e vë në pozita më lehtësuese. Përveçse është i kënaqur që Berisha po bën punën e tij, është po ashtu i kënaqur që brenda aleancës së tyre nuk ka kundërshti për këtë sulm.

Interesante është se asnjë prej kandidatëve të Berishës, po ashtu nuk ka shprehur as rezervën më të vogël për sulmet ndaj ambasadores. D.m.th ata i konsiderojnë të vërteta “akuzat” e Berishës që ambasadorja amerikane ka prona dhe pasuri në Shqipëri, dhuruar nga Edi Rama.

Dhe kur them kandidatët, nuk kam parasysh atë të Hasit, Kuçoves apo Fushë Arrëzit, por atë të Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit, që janë qytete kryesore dhe që pretendojnë të jenë pjesë e drejtuesve të partisë së Berishës dhe në të ardhmen.

D.m.th në biografinë e Këlliçit, Carës, Boçit apo Spahisë, do mbetet që ishin kandidatë të një fushate anti-amerikane në Shqipëri dhe ata ishin dakord me të.

Të heshtur janë dhe partitë aleate të Berishës jashtë koalicionit si republikanët e Mediut apo partia e Agron Dukës, apo parti të tjera të vogla opozitare që janë deklaruar se do mbështesin kandidatët e Berishës.

Dhe ata nuk ndjehen të shqetësuar që Berisha përmes kësaj fushate do të ndajë llogaritë mes atyre që duan të jenë aleatë me SHBA dhe atyre që duhet të jenë aleatë me të.

Në këtë aspekt, ai ja ka arritur të mbajë të bashkuar gjithë çetën e tij opozitare kundër SHBA. Natyrisht kjo nuk e ndihmon për të fituar, por e ndihmon për t’u dukur i pari i asaj çete. Dhe ky është objektivi i tij real. Të gjithë luftojnë të fitojnë ndonjë bashki, ai lufton të mos ketë opozitë tjetër veç atij.

Next Post
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Berisha, ‘shans’ që të tregohet në sy të SHBA një ‘non grata’ serioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com