• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UNICEF shënon 70 vite punë të palodhur për fëmijët më në nevojë të globit   

by A R
14/12/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 70 vjetorin e themelimit, UNICEF-i feston progresin e bërë për fëmijët e globit dhe kërkon urgjent për të ndihmuar miliona fëmijë jeta dhe e ardhmja e të cilëve, janë të rrezikuara nga konfliktet, krizat, varfëria, pabarazia dhe diskriminimi.

Organizata u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar fëmijët në Evropën, Kinën dhe Lindjen e Mesme të pasluftës. Organizata e financuar tërësisht nga kontributet vullnetare të qeverive, shoqërisë civile, sektorit privat dhe qytetarëve të shqetësuar, zgjeroi me shpejtësi shtrirjen e saj dhe në vitin 1955 po punonte me fëmijët në më shumë qe 90 vende.

Sot, UNICEF-i është organizata më e madhe botërore e fëmijëve dhe punon me partnerë në 190 vende dhe territore për të përmirësuar jetën e çdo fëmije përmes përpjekjeve të 13.000 punonjësve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.  

Angazhimi i palodhur i UNICEF-it në vendet më të vështira të globit ka sjellë progres të konsiderueshëm për fëmijët në dhjetëvjeçarët e fundit. Numri i fëmijëve që humbin jetën përpara moshës pesë vjeçare është më shumë se përgjysmuar gjatë 25 viteve të fundit. Qindra milionë fëmijë janë nxjerrë nga varfëria. Shkalla e mos ndjekjes së arsimit për fëmijët e arsimit fillor është ulur me më shumë se 40 për qind që prej vitit 1990.   

·         Në vitet ’40 UNICEF-i siguronte ndihma emergjente ushqimore, kryesisht qumësht, për fëmijët e Evropës së pasluftës. Në vitin 2015, organizata dhe partnerët e saj trajtuan 2,9 milionë fëmijë për kequshqyerje akute në të gjithë globin.

·         Në vitet ’50, UNICEF-i udhëhoqi fushatat e tij të para të vaksinimit kundër sëmundjeve si turbekulozi dhe sëmundjeve tropikale. Në vitin 2015, organizata prokuroi 2,8 milionë doza vaksinash dhe me partnerët e saj ndihmoi në mbrojtjen e 45 për qind të fëmijëve në moshën 5-vjeçare në të gjithë botën nga një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse.

·         Në vitin 1953, UNICEF-i nisi programet e tij të para për ujin, kanalizimet dhe higjienën. Nga viti 1990 deri në vitin 2015, 2,6 miliardë njerëzve iu mundësua aksesi në burime të përmirësuara uji të pijshëm, ndërsa 2,1 miliardë përfituan akses në sisteme të përmirësuara kanalizimesh.

·         Në vitin 1961, UNICEF zgjeroi fushën e programeve të tij dhe përfshiu arsimin e fëmijëve. Në vitin 2015, UNICEF-i dhe partnerët e tij u kanë siguruar 7,5 milionë fëmijëve të grupmoshës 3 deri 18 vjeç akses në arsim bazë formal dhe jo formal.

·         Në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës, që përcakton se të gjithë fëmijët duhet të regjistrohen në lindje dhe të përcaktojnë identitetin e tyre sipas ligjit duke siguruar kështu përmbushjen e të drejtave të tyre. Në vitin 2015, UNICEF-i mbështeti regjistrimin në lindje të më shumë se 9,7 milionë fëmijëve në 54 vende.

·         Në vitin 1998, UNICEF-i u bë anëtari themelues i Partneritetit për Zhdukjen e Malaries për të mbështetur trajtimin dhe punën kërkimore për malarien, dhe për të përhapur masat parandaluese si rrjetat e shtretërve me trajtim insekticid afatgjatë. Në vitin 2015, UNICEF-i ka prokuruar 22.3 milionë rrjeta shtretërish për të mbrojtur fëmijë dhe familje në 30 vende. 

  • Që prej themelimit, UNICEF-i i është përgjigjur mijëra emergjencave humanitare që preknin fëmijët. Në vitin 2015, UNICEF-i dhe partnerët e tij vaksinuan 11,3 milionë fëmijë kundër fruthit në vendet e prekura nga kriza; u siguruan 4 milionë fëmijëve në situata emergjence, akses në arsim bazë formal dhe jo formal; dhe ofruan mbështetje psikologjike për 2 milionë fëmijë të goditur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore.  

Pavarësisht këtij progresi mbresëlënës, miliona fëmijë mbeten akoma në gjendje të rëndë, sepse ata jetojnë në varfëri ose në komunitete të thella, si dhe për shkak të gjinisë, racës, besimit fetar, përkatësisë etnike, apo aftësive të kufizuara që ata kanë. Afërsisht 250 milionë fëmijë po rriten në vende të përfshira nga konflikti dhe 50 milionë fëmijë janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Që nga viti 1992, UNICEF i është bashkuar angazhimit të Qeverisë dhe popullit shqiptar, për të transformuar jetët e fëmijëve në mbarë vendin. Organizata mbështet reformat e qeverisë, nismat e shoqërisë civile dhe kërkimet që ndihmojnë të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. Ndërsa Shqipëria po përpiqet të integrohet në Bashkimin Evropian, UNICEF-i kërkon të sigurojë që asnjë fëmijë të mos mbetet pas, si dhe të arrihet zhvillim i barabartë.

Me rastin e 70-vjetorit, UNICEF në Shqipëri organizon një pritje, për të nxjerrë në pah rrugëtimin dhe ndikimin e punës në vite. Përfaqësues të Qeverisë, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë të UNICEF-it, si dhe fëmijë do të mblidhen, për të festuar një histori përkushtimi ndaj fëmijëve, përmes shfaqjeve dhe historive te ndryshme. Ky përvjetor, do të ketë fëmijët në qëndër.Fëmijët, do të marrin role kryesore që zakonisht mbahen nga të rriturit. Mesazhet e fëmijëve, do të përçohen artistikisht përmes një shfaqje teatrale. Në këtë mbrëmje, do të shfaqen dëshmi nga persona që kanë përfituar nga puna e UNICEF-it dhe ndikimi që kanë përjetuar në jetët e tyre.

Përveç kësaj mbrëmje, do të prezantohet një ekspozitë fotografike që do përcjellë imazhe të fëmijëve shqiptarë të nga rajone të ndryshme të vëndit me tematikë “Për çdo fëmijë në Shqipëri”. Falë partneritetit global me “Hotelet dhe Resortet globale Starwood” (pjesë e të cilit është edhe Hotel Sheraton, Tirana), ekspozita  do të jetë e hapur për dhjetë ditë në Hotel Sheraton, Tiranë. Përmes kësaj ekspozite fotografike, UNICEF në Shqipëri gjen rastin të festojë, për gjithçka që organizata ka arritur gjatë viteve, së bashku me Qeverinë dhe institucionet, organizatat e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë në zhvillim dhe grupet e interesit. Gjithashtu, thekson se çfarë mbetet ende për t’u bërë, në drejtim të përparimit të të drejtave të çdo fëmije. UNICEF në Shqipëri është zotuar të mbështesë përpjekjet e vendit, për të siguruar që çdo vajzë dhe çdo djalë të ketë një shans të drejtë, për të shijuar një jetë të sigurt dhe të shëndetshme dhe për të arritur potencialin e tij/saj të plotë.

“Festa e 70 vjetorit, i takon, më së pari, atyre për të cilët UNICEF është krijuar: fëmijëve. Meritat për rezultatet që UNICEF ka arritur për fëmijët më në nevojë, të përjashtuar dhe më në nevojë iu përkasin edhe partnerëve tanë, të cilët, dëshirojmë t’i falenderojmë për përkushtimin e tyre, për t’i dhënë çdo fëmije një mundësi të barabartë,”- tha përfaqësuesja e UNICEF-it, Antonella Scolamiero.

UNICEF, u krijua për t’i ardhur në ndihmë dhe për të sjellë shpresë për fëmijët, jetët dhe e ardhmja e të cilëve ishin në rrezik. Ndërsa UNICEF, i jep shpresë fëmijëve, fëmijët janë shpresa e botës për një të ardhme më të mirë, për të gjithë ne./a.m.

Next Post
Prindërit më të këqinj në botë, arrestohet çifti për abuzim ndaj binjakëve 9-muajsh

Prindërit më të këqinj në botë, arrestohet çifti për abuzim ndaj binjakëve 9-muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com