• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UNICEF/ Përmirësohen statistikat për vdekshmërinë foshnjore: 6.2 vdekje për 1000 lindje

by Java News
04/03/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e UNICEF për vitin 2017, treguan se në Shqipëri ka 6.2 vdekje të foshnjave për 1000 fëmijë të lindur. Raporti e rendit Shqipërinë  në vendin e 35, në mesin e shteteve me të ardhura mbi mesatare. Kjo konsiderohet arritje per kushtet e Shqiperise.

Për ekspertët e shëndetësisë, mortaliteti tek foshnjat 0-1 vjeç dhe tek fëmijët nga 1-5 vjeç ka rënë ndjeshëm krahasuar me 5 vite me parë.

Burazeri: Lajmi është i mirë, ka një rënie të vdekshmërisë foshnjore, jo vetëm vitin e fundit por duke filluar që pas 2010, dhe dukshëm pas 2013 ka rënë. Rënia është tek të dyja gjinitë.

Genc Burazeri, nëndrejtori i ISHP, thotë se krahasuar me vendit e rajonit, Shqipëria lë pas Maqedonisë ku raportohet për 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Vendet që kanë bërë me  tepër proges në këtë drejtim janë Sollvenia dhe Kroacia.

Burazeri: Padyshim që Shqipëria e ka këtë tregues më të lartë se vende të tilla si Sllovenia, po kështu edhe Kroacia. Ne krahasohemi me vendet e Ballkanit Perëndimor ku padyshim që jemi më mirë sesa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Jemi të krahasueshëm me Serbinë.

Në lidhje me shtrirjen gjeografike, ekspertët e lidhin vdekshmëinë foshnjore me zonat e rurale, duke evidentuar shkaqet sociale-ekonomike dhe pamundësinë e shërbimeve shëndetësore.

Burazeri: E vërteta është që në zonat verilindore, veriore ka një indeks më të lartë jo vetëm të vdekshmërisë foshnjore por edhe asaj fëminore 0-5 vjeç. Kjo ka të bëjë me  nivelin social ekonomik, me sasinë dhe shërbimin shëndetësor.

Rekomandohen prindërit ti besojnë sistemit shëndetësor dhe mjekëve specialistë.

Burazeri: Nënat duhet të kenë besim të stafi shëndetësor dhe në radhë të dytë duhet ti kontaktojnë.

UNICEF rekomandoi qeveritë se duhet të bejnë progres duke ecur përpara drejt një bote me mbulim shëndetësor universal, ku nuk ka më të porsalindur që humbasin jetën, nga një shkak i parandalueshëm, ndërsa autoritet tona vendase e vënë theksin në procesin e vaksinimit dhe kontaktet me mjekët e familjes. (OraNews)

Next Post
Hajdutët grabisin shtëpitë e emigrantëve në Malësi të Madhe

Hajdutët grabisin shtëpitë e emigrantëve në Malësi të Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In