Më shumë se nëntë në 10 fëmijë refugjatë dhe emigrantë që arrijnë në Evropë përmes Italisë këtë vit, janë duke udhëtuar vetëm. UNICEF ka paralajmëruar për rreziqe tmerruese me të cilat fëmijët përballen duke i ikur konfliktit dhe varfërisë.
The Guardian raporton se në pesë muajt e parë të këtij viti, më shumë se shtatë mijë fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar nga Afrika për në Itali, duke e ndjekur një rrugë e cilat në javët e fundit është bërë më e dendura dhe më vdekjeprurësja për emigrantët në Evropë, sipas UNICEF.
Fëmijët mbështetën në trafikuesit e njerëzve, shpesh nën “sistem paguaj për të udhëtuar”, duke i bërë ata pronë të shfrytëzimit dhe abuzimit, përfshirë përdhunimin, punë e detyruar, rrahje dhe vdekje, ka thënë UNICEF./a.m.