• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UNESCO kalon rezolutën e kritikuar nga Izraeli. S’ka më “Mali i Tempullit”

by Aalison Pearse Stevens
19/10/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturën ka miratuar një rezolutë të debatueshme, e cila nuk njeh asnjë referencë të lidhjeve hebraike me një ndër vendet më të shenjta në Jeruzalem.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s miratoi rezolutën e sponsorizuar nga arabët, e cila i referohet në vazhdimësi Malit të Tempullit, siç e njohin hebrenjtë, vetëm me emrin islamik të Haram al-Sharif, siç e njohin myslimanët. Ky vend është i shenjtë edhe për judaizmin.

Rezoluta shkaktoi irritimin e Izraelit, i cili ngriu bashkëpunimin me UNESCO-n që prej javës së kaluar. Qëllimi i kësaj lëvizjeje, siç është theksuar në tekstin e rezolutës, është “ruajtja e trashëgimisë kulturore të Palestinës dhe karakterit dallues të Jeruzalemit Lindor”. Rezoluta kritikon gjithashtu aktivitetet e ndërmarra nga Izraeli në vendet e shenjta në Jeruzalem apo në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Irritimin e Izraelit thuhet se e ka shkaktuar fakti, sesi rezoluta i referohet me emrin arab vendit të shenjtë. E ndërsa pranon “rëndësinë e qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe mureve të tij për të treja besimet monoteiste”, dokumenti i referohet atij vetëm me emrin “al-Aqsa Mosque” apo “Haram al-Sharif”.

Mali i Tempullit, siç njihej deri më sot, është vendndodhja e dy tempujve biblikë hebraikë dhe rrethohet nga Muri Perëndimor, i nderuar nga hebrenjtë si pjesë e murit origjinal mbështetës të kompleksit të tempullit.

“Haram al-Sharif” është gjithashtu vendi, nga ku myslimanët besojnë se Profeti Muhamed u ngjit për në parajsë, si dhe konsiderohet si vendi i tretë i shenjtë për nga rëndësia në fenë Islame.

Kreu i bordit ekzekutiv të UNESCO-s, Michael Worbs tha të premten se do të dëshironte më shumë kohë për të arritur një kompromis. “Është diçka e jashtëzakonshme ajo çfarë ndodhi dje dhe më vjen vërtet keq për të”.

Të martën, ambasadori izraelit në UNESCO, Carmel Shama Hacohen, akuzoi palestinezët se po bëjnë “lojëra”. “Ky është vendi i gabuar për të zgjidhur problemet mes vendeve dhe popujve”, tha ai për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Por, zv.ambasadori palestinez në UNESCO, Mounir Anastas mirëpriti miratimin e rezolutës, duke thënë se kështu shpreson që të ushtrohet më shumë presion ndaj autoriteteve izraelite për të “ndalur shkeljet e tyre”, veçanërisht sa i përket gërmimeve në vendet brenda dhe jashtë Jeruzalemit të Vjetër, citohet “Top Channel”. (b.an)

Next Post
Sëmundja reflektohet në fytyrë

Sëmundja reflektohet në fytyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

February 5, 2026
Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

February 5, 2026
Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

February 5, 2026
Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In