• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

UNESCO, e megjithatë është “grackë” për kosovarët e serbët

by
18/08/2015 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Ndërsa afrimi i datës për pranimin apo jo të Kosovës në UNESCO numërohet me countdown, zyrtarët kosovarë dhe serbë kanë filluar një luftë verbale dhe reale në terren. E teksa për palën kosovare pranimi në këtë organizatë është një hap më tej drejt pranimit në OKB; për palën serbe, i njëjti një hap është ‘regres’, që do të thotë shumë për të ardhmen e saj diplomatike. Kryeministri i Serbisë duket personazhi më i matur deri më tani, për këtë hap, krahasuar me zyrtarët e tjerë patetikë të vendit të tij por edhe ata kosovarë. Këta të fundit mbeten euforikë në të gjithë thëniet e zyrtarëve të tyre. Ajo që e rëndon disi situatën është mosprania e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (lexo aleatit shqiptar) në UNESCO, e cila ka hequr dorë nga vota e saj në Konferencën e Përgjithshme të këtij organizmi, pas mosmarrëveshjeve të stërgjata. Ndërkohë media sllave mëton se Vuçiç i është kërkuar prej zonjës Merkel të mos e pengojë Kosovën jo vetëm në UNESCO, por edhe në instanca të tjera, një qëndrim jo shumë i dashur në vendin e tij, ku ministri i jashtëm serb Daçiç dhe presidenti i vendit Nikoliç vazhdojnë të mbajnë lart tharmin e qëndrimit sllav.

E megjithatë, ky pranim s’do jetë pa kushte: Kosova herët ose vonë do pranojë një asosacion serb të komunave, që do të thotë se Kosova do të qëndrojë shumë më e ndarë në të ardhmen sesa është aktualisht.

Gjithsesi, deri më tani, të dy palët e shikojnë marrëveshjen thjesht si përfitim politiko-diplomatik dhe askush nga pala kosovare dhe serbe nuk mendon atë që vjen më pas. Që do të thotë se anëtarësia në UNESCO është një obligacion i madh për palën kosovare që të tregojë kujdes për objektet e trashëgimisë, nga të cilat shumë syresh përbëjnë institucionet e krenarisë së religjionit sllav. Dhe për hir të së vërtetës, Kosova, në vitet e fundit, paçka indiferencës në dukje, nuk është kaq dashamire ndaj trashëgimisë së religjionit ortodoks në vend. Shqetësimi rritet sepse ky qëndrim s’shkon vetëm ndaj urrejtjes të ortodoksisë por edhe mosmarrëveshjeve me katolikët në Kosovë, që janë krejt shqiptarë. Le të kujtojmë së fundmi vështirësinë e ndërtimit të kishës dhe varrezave katolike në Llapushnik. E të mos harrojmë, edhe pse s’është pjesë e argumentit, qëndrimin aspak të mirë të shumë subjekteve kosovare ndaj ikonës Nënë Tereza.

Nga ana tjetër, serbët, kanë mundësi tani të ndjekin realisht dhe të qetë relacionet e përvitshme të UNESCO-s (nëse e marrim të mirëqenë përzgjedhjen e Kosovës) dhe ato dihet se s’janë asnjëherë të mira ndaj vendeve anëtare, që do u japë mundësi këtej e tutje, që kundërshtimet dhe ankesat t’i kenë reale. Të kujtojmë se çfarë po vuan Shqipëria me pjesën e saj të UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën. Ato edhe pse kanë kujdes maksimal, kanë marrë paralajmërime të ashpra prej UNESCO-s, që të bindin se herët ose vonë Kosova do përballet me këtë realitet. E nga ana tjetër, Serbëve do u duhet të bashkëpunojnë realisht me palën kosovare për mbarëvajtjen e disa prej këtyre institucioneve, që përbëjnë bërthamën e krenarisë së tyre. Pra jo fjalë, për serbët e kosovarët, por direkt punë në terren.

Kosova, e ka bërë kërkesën e saj përmes UNMIK-ut, të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe për shkak të statusit të saj si një vend jo anëtar i OKB-së do i duhet të marrë 2/3 e votat, sipas procedurës së zakonshme. Në këtë rrjedhë, Kosova mëton se ka arritur të krijojë infrastrukturë ligjore të standardeve ndërkombëtare, por deri më tani i ka munguar koordinimi ndërinstitucional në ndërtimin e raporteve me UNESCO-n. Kurse pala serbe e quan anëtarësimin si shkelje të të drejtave ndërkombëtare. Jashtë këtyre që thonë të dy fqinjët grindavecë, ajo që po vuan në këtë rast është trashëgimia e këtij rajoni, që në këtë rast i kalon fjalët e këtyre dy vendeve dhe i përket trashëgimisë së madhe botërore. Një gracke e hidhur, por e domosdoshme për të ardhmen, ku Kosova e Serbia duhet të tregojnë sesa vlejnë realisht.

Next Post

Gjigandët e modeles Jordan Carver nuk i mbanë asgjë! (FOTO +18)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

Integrimi në BE, ministri Hoxha: Nuk ka asnjë veto nga asnjë vend anëtar

May 4, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

Aksidenti tragjik në Durrës, fëmija i plagosur del nga rreziku për jetën

May 4, 2026
“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

“Rrugorja” intensifikon kontrollet, mbi 33 procedime dhe 15 mijë gjoba brenda një jave

May 4, 2026
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë

Dualiteti juridik në Maqedoninë e Veriut

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shans i madh për të parë sesa mund të bëjmë së bashku!

May 4, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

Irani paralajmëron SHBA-të: Çdo forcë e huaj ushtarake që hyn në Hormuz do të sulmohet

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

May 4, 2026
Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Një BE e paplotë, është më e dobët sesa…

May 4, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In