• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë”/ Rama: Ja pse ndërkombëtarët bëjnë deklarata që tingëllojnë pro meje

by Java News
03/03/2021 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama thotë se është i vetëdijshëm për zhgënjimin që qytetarët mund të kenë anembanë vendit me qeverisjen e tij në 4 vitet e fundit. Rama i ftoi qytetarët të mos “shkojnë në prehërin” e partive opozitare pikërisht tani që fati i kësaj reforme sipas tij vihet në pikëpyetje më 25 prill.

Rama pranoi se në mesin e socialistëve ka pasur edhe ka “pisanjosëë e batakçinj”, por theksoi se PS nuk është “kishë e xhami”, por as “pyll pa derra”.

“Unë s’jam i dërguari i Zotit në Tokë, as engjëll nuk jam e as është kjo që po vjen një zgjedhje mes ëngjëjsh e djajsh.

Se të jem i sinqrtë, PS e unë vetë s’jemi një zjgedhje ideale në këtë udhëkryq, s’jemi pa të meta, kemi plot, kemi bërë gaibme që i dimë e mesiguri që nuk i dimë, se janë sa të duash njerëzit e zakonshëm që një herë të paktën s’e kanë marrë nga ky shtet shërbimin që u takon sa i takon.

Ne s’jemi as një pyll pa derra se batakcinj e pisanjosë që e kanë njollosur emrin e kësaj partie ka pasur e ka akoma në zyrat e këtij shteti lart e poshtë.

Por PS s’është as kishë e as xhami, por një vizion i njerëzishëm për Shqipërinë, një mision që vazhdon pa u ndalur, karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes, me në krye betejën për drejtësinë që populli shqiptar meriton”, tha Rama.

Kryeministri në fjalën e tij dha edhe arsyen pse sipas tij deklaratat e ndërkombëtarëve ndonjëherë ngjajnë si mbështetje për qeverinë dhe mazhorancën e sotme. Sipas tij, kjo është për arsye të reformës në drejtësi.

“Shumëkush e kupton pse partnerët tanë ndërkombëtarë bëjnë deklarata që tingëllojnë shpesh pro PS apo pro meje.

S’është fare në natyrën e shteteve të mëdha që të marrin anë politikisht për qeverinë. Por ka një aryse shumë të madhe e të qartë për mbëshetjen e tyre që shpesh komentohet madje përqeshet si mbështetje për ne, për mazhorancën e sotme e të nesërme të këtij vendim, reforma në drejtësi dhe e ardhmja e drejtësisë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

g.kosovari

Next Post
“Basha një kukull në duart 3 xhagajdurëve”/ Rama: Koalicioni PD-LSI qesharak, i imponuar nga Saliu dhe Iliri

“Basha një kukull në duart 3 xhagajdurëve”/ Rama: Koalicioni PD-LSI qesharak, i imponuar nga Saliu dhe Iliri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com